Edhe një aktivitet sportiv, për të rinjët shqiptar

 

Islami erdhi si fe universale dhe e harmonizuar. Erdhi ti rregullojë cështjet e kësaj bote dhe të botës tjetër, të kujdeset për cështjet e njeriut në aspektin fizik, shpirtëror dhe psiqik, sepse ai dëshiron që muslimani të jetë i fortë në të gjitha aspektet.

Besimtari i fortë është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu xh.sh. se besimtari i dobët (trans. Muslimi nga Ebu Hurejra).

Nga obligimet që ka njeriu ndaj trupit të tij janë edhe këto: që ta forcosh trupin kur të dobësohet, ta ushqesh kur të ketë uri, ti japësh ujë kur të ketë etje, ta pastrosh kur të ndotet, ta pushosh kur të lodhet, ta shërrosh kur të sëmuret, gjithashtu ta mbrosh sa të kesh mundësi nga sëmundjet.

Njëra nga masat preventive për ta mbrojtur trupin është edhe marrja me aktivitete sportive.

Transmetohet nga Omeri r.a. se ka thënë: Mesojuani femijëve tuaj notin, shigjetarin dhe të kërcejn mbi shpinen e atit (Kalit).

Pra në kohën e Pejgamberit a.s ishin të njohura disa sporte ndërsa sot ka shumë lloje të sportëve e me shumicën e tyre të rinjët musliman duhet të merren për të arritur suksese por edhe që ta ruajnë shëndetin e tyre.

Transmetohet se vet i derguari Muhammedi a.s ishte ai që porositi shokët e tij për sport dhe bënte gara në shumë disiplina si në Mundje, në Harkëtari, Kalërim, vrapim etj.

Duke marë parasysh nevojen e angazhimit të të rinjëve shqiptar musliman këtu në Austri ne si shoqatë shqiptare „BASHKIMI“ këtu në Linz OÖ përvec aktiviteteve të shumta sportive që organizojmë këtu si: futboll, vrapim, ping pong etj. organizimi i fundit për të rinjtë ishte shëtitja me bicikleta, ku u paraqitën një numër bukur i madhë i të rinjëve.

Udhëtimi (relacioni) ishte nga Linz-i deri në Enns dhe anasjelltas.

Nisja u bë nga Xhamia Shqiptare „BASHKIMI” në ora 10:45 ku filluam me pamjen e qytetit të Linz-it, pastaj vazhduam shëtitjet rreth lumit “Danub” për në Mauthausen (Donau Radweg). Ishte një kënaqesi e papërshkruar të shijojë këto vende të bukura në një atmosferë shumë të mirë me shoqërin së bashku.

Vazhduam udhëtimin për në Enns, i cili është qyteti më i vjetër në Austri (Anton Bruckner Radweg).

Atje na pritën shumë miqë tjerë nga Enns-i dhe të tjerë, gjithashtu edhe Imami i Xhamisë sonë H. Menderez Alili erdhi në Enns të na shoqëroj dhe për ta  falur Namazin e drekës sëbashku në Xhamin e qytetit Enns. Pas Namazit të drekës organizatori kishte rezervuar edhe ushqimin e drekës për të gjithë sportistët dhe të pranishmit në një restaurant Turk në Enns.

Pastaj u kthyem për në qytetin tonë përmes Asten-it. Në ora 18:00 arritëm të përfundojm këtë shëtitje sportive, dhe përsëri u kthyem ne vendin nga ku filluam, Xhamia “BASHKIMI”.

Ishte një turne i vogël por shumë i sukseshëm ku të gjithë u ndanë të kënaqur. Shpresojmë që kjo shëtitje të jetë tradicionale.

 

Havzi Veseli