Warning: Trying to access array offset on false in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/themes/neeon/functions.php on line 84

Dua hatme në xhaminë,, BASHKIMI‘‘ në Linz

Aktiviteti i rradhës në xhaminë ,,BASHKIMI‘‘ Linz, data 07.06.2015 (e Diel)  14 h.

 

Në kuadër të xhamisë ,, Bashkimi‘‘ vepron edhe atë mjaft fuqishëm shoqata e grave,, Ardhmëria‘‘ e cila shënoi suksesin e rradhës me nënat dhe motrat tona që jetojnë dhe veprojnë këtu në Linz e më gjërë, duke nxjerrë edhe një gjeneratë të lexuesve të Kur’anit f.m. nga gjinia femërore.

Sot nuk kishte vend të mjaftueshëm për ti pranuar të gjithë ato nëna dhe motra tona që ishin nisur drejt xhamisë ,, Bashkimi‘‘ për të përcjellur gjeneratën e rradhës të lexuesve të Kur’anit f.m.

Para të pranishmeve dhe musafireve të shumta, nji grupë motrash edhe atë nga mosha 30-të vjece e më lartë dhanë provimin e fundit të hatmes së Kur’anit f.m. Ishte një programë bukur i përgatitur dhe bukur i realizuar në cdo aspekt.

Në fillim me pjesë leximi nga Kur’ani f.m. hapi programin një nxënëse e Medresesë së Linz-it Azemine Behluli, që pastaj fjalën e rastit e mori kryetarja e shoqatës së grave,, ARDHMËRIA’’ znj. M. Asani e cila foli rreth shumë aktiviteteve që janë realizuar dhe për ato që janë në planë të realizohen në të ardhmen. Ajo u ndalë me disa fjalë falënderimi dhe mirënjohëse ndaj të gjithë grave që janë të rregullta në aktivitetet e shoqatës dhe ndaj teologes së xhamisë,, BASHKIMI‘‘ znj. F. Alili e cila nga koha kur u angazhua në këtë xhami në sektorin e femrës, dha një kontribut të madhë së bashku me kryesinë e shoqatës në ngritjen e vetëdijes së femrës shqipëtare-muslimane duke mbajtur ligjerata të rregullta dhe duke punuar në mësim-besimin e Islamit dhe leximit të Kur’anit f.m ku ja kemi edhe nxënëse nga moshat më të vjetra të zertifikuara në këtë drejtim.

Pas fjalës së znj.M. Asani e cila njiherit ishte edhe moderatore e programit, fjalën e mori ajo që punoi një kohë të gjatë me këto nxënëse znj. F. Alili, e cila përshëndeti të pranishmet dhe përmendi disa fjalë rreth vlerës së të mësuarit të Kur’anit f.m. ku mes tjerash ceku një hadith të profetit Muham-med a.s. i cili ka thënë: ,, Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kur’anin dhe atë ua mëson edhe të tjerëve‘‘.

Në vazhdim rradha ishte për ata që edhe ishte përgatitur ky program( dua-hatme) grupi i nxënëseve( nëna dhe motra tona) të cilat lexuan pjesë hapur nga Kur’ani, pastaj përmendësh, disa ilahi dhe recitime. Ata ishin mjaftë të emocionuara dhe të gëzuara sepse ishte realizuar një ëndërr e tyre e kahmotshme, dëshira për ta njohur fjalën e Krijuesit Fuqiplotë. Vlenë të përmendet edhe gëzimi dhe emocionet që ishin edhe në pjesën tjetër nga ata që përcjellnin programin, ku te të gjitha shiheshin lotët në sytë e tyre. Kjo besojmë se do të jetë edhe një motiv edhe më i madhë për të vazhduar me grupe tjera ku nga sot u paraqitën disa gra vullnetare të cilat nga shtatori fillojnë me mësimin e alfabetit të gjuhës së Kur’anit f.m.

Në fundë u bë duaja e hatmes nga znj. F. Alili dhe u ndanë edhe zertifikata të lëshuara nga xhamia,, BASHKIMI‘‘ për ata që bënë hatmen e Kur’anit dhe poashtu u shtrua një koktej në lokalet e xhamisë dhe ku të gjithë u ndanë të kënaqura dhe të gëzuara.

Në fundë në emër të kryesisë së shoqatës ,, Ardhmëria‘‘ dhe në emrin e të gjitha nënave dhe motrave, ua urojmë këtë ditë të madhe të gjitha atyre që përfunduan hatmen e Kur’anit Fisnik duke e lutur Zotin xh.sh ti shpërblenë për mundin gjatë mësimit të Kur’anit dhe njëkohësishtë që shumë shpejtë të përcjellim edhe gjenerata tjera.

 

 

Mevlude Asani

Kryetare e shoqatës ,, Ardhmëria‘‘ Linz-Austri