Drejtësia në Islam

,, All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga amoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim‘‘ (En-Nahl, 90).

Hamdi i takon vetëm All-llahut të madhërishëm, përshëndetjet dhe selamet e përzemërta qofshin gjithmonë mbi Muham-medin s.a.w. mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ndjekësit e rrugës së tij gjer në ditën e gjykimit.

Kënd e udhëzon All-llahu, nuk ka mundësi askush të e lajthitë nga rruga e vërtetë, e kush e humbi veten, nuk mundet askush të e drejtojë në të vërtetën përveçëse All-llahu fuqiplotë.

Besimtarë të nderuar, vëllezër dhe motra:

Në këtë hutbe të kësaj dite madhështore, në këto momente të veçanta të xhumasë ku lutjet e besimtarëve mund të përputhen me lutjet e engjujve të All-llahut, dhe ku mund të përfitojmë shumë sevape dhe mëshirë nga i Lartëmadhëruari, atëherë të parashtrojmë kërkesat dhe duat tona deri tek All-llahu xh.sh, ku secili nga ne t’i drejtohet Madhëris së Tij për atë që ka nevojë dhe dëshirë sepse All-llahu i përgjigjet lutësit të sinqertë dhe të drejtë.

Sot, disa fjalë shkurt mbi një vyrtit ose cilësi që duhet të jetë pjesë e jetës tonë dhe që duhet ta kultivojë çdo njëri nga ne, me posedimin e të cilës mvaret edhe ekzistimi i shoqërisë së shëndoshë, apo mosposedimi i të cilës shkakton çrregullime familjare, shoqërore dhe gjithashtu edhe luhatje të themeleve të shteteve. Kjo është drejtësia, atë që Zoti i madhërishëm e përmendi në Kur’anin f.m dhe që na urdhëroi neve si besimtarë të punojmë me drejtësi dhe me saktësi, pa marr parasysh në ç‘situatë ç’kohë dhe ç‘vend gjendemi. Këtë porosi e cekëm më lartë në ajetin 90, të sures En-Nahl. Islami vuri në pikpyetje besimin e njeriut nëse ai nuk posedon drejtësi. Pra besimin e lidhi ngusht me të qenurit i drejtë, sepse nuk mundesh të jeshë besimtarë e të jeshë i padrejtë në mesin e njerëzve. Pejgamberin a.s.siq e dini ju të nderuar, e quanin El-Emin (Besniku) edhe atë ende pa u bë pejgamber, nga arsyeja se ai ishte i besueshëm dhe i drejtë në mesin e të gjithëve.

Të nderuar vëllezër dhe motra:

Të zbatuarit e drejtësis është urdhër nga All-llahu xh.sh edhe atë në të folurit, të flasësh vetëm të vërtetën pamar parasysh a bisedohet për të afërmit tuaj apo për dikë më të largët, këtë na e urdhëroi ajeti Kur’anor ku thuhet:

,,Kur të flitni, duhet të jeni të drejtë edhe nëse çështja është për të afërmit‘‘ (El-En‘am,152).

Gjithashtu kur të gjykojmë kërkohet një drejtësi e madhe në gjykim, shih ajetin Kur’anor:

,, ….dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me drejtësi mes njerëzve‘‘ (En-Nisa, 58).

Nga këto ajete dhe shum të tjerë shihet se urdhëri i prerë është të veprohet me drejtësi, qoftë në të folurit, qoftë në gjykime, qoftë në veprime etj.

Muham-medi s.a.w. ishte shum i drejtë, edhe atë jo vetëm me besimtarët por edhe me ata që nuk i besuan dhe e malltretuan, por asnjëherë nuk gjykoi në bazë të ndjenjave të tija njerëzore pasiqë edhe ai ishte njeri, por gjithmonë me gjykim të drejtë, sikur se përmendet një rast, kur kishte një mosmarrveshje mes një besimtari dhe një pabesimtari, dhe kur i treguan Muham-medit a.s. se si ishte çështja në të vërtetë ai gjykoi në favor të pabesimtarit, sepse ai kishte të drejtë, dhe se muslimani gjykon vetëm në të drejtën e assesi në padrejtësi.

Gjithashtu edhe shokët e tij (as’habët) punuan dhe gjykuan me drejtësi të plotë ashtu siq i kishte urdhëruar Kur’ani f.m. dhe mësuesi i tyre Muham-medi s.a.w.

Shih një rast që ndodhi në kohën e Omer el-hat-tabit r.a. të cilin e tregon kadiu i Mosulit, Jahja ibnu Jahja, se një ditë Omeri r.a. kishte dalë për të kontrolluar tek tregu i Homsit duke hetuar çmimet. Në atë moment ngritet nji burrë dhe i thotë: O prijës i besimtarëve, kam ndëgjuar se ke nxjerrë një dekret që kushdo që ka ndonjë ankesë të ti paraqesë personalisht. Po ia ktheu h.Omeri r.a.

Unë pra kam një ankesë, dhe i tregoi se suita e guvernatorit tënd më ka zaptuar shtëpinë dhe nuk ma lëshon. I shkroi një letër Omeri r.a. guvernatorit të Adenit nga ku vinte ky burr ku i thoshte: O Urve ibnu Muham-med, kur ta marrësh letrën time ndëgjoje hallin e këtij njeriu, nëse ka të drejtë, ktheja të drejtën. Ja dha letrën njeriut, të vulosur, dhe kur deshi njeriu të niset, Omeri r.a. i tha: Prit, se ti ke ardh nga një vend i largët, ke bërë shpenzime gjatë rrugës, të është lodhur kali, dhe pastaj ia dha ca të holla duke ja mbuluar shpenzimet e bëra, dhe pastaj i tha: Merri këto dhe kudo që të shkoshë thuaju njerëzve se Omeri po i mbulojka edhe shpenzimet e rrugës, me qëllim që të mos mbetet njeri pa ardhë e pa i rrëfyer hallet dhe padrejtësitë që u bëhen atyre.

Të nderuar besimtarë:

Në fund të kësaj hutbe, porosia jonë do të jetë ajeti Kur’anor i sures En-Nahl, 90, ajet që hatibi e lexon çdo hutbe të xhumasë në pjesën e fundit, ku All-llahu na urdhëron për zbatim të drejtësisë në çdo aspekt. Lusim madhërin e Tij që të na mundësonë të punojmë, të gjykojmë dhe të flasim vetëm me drejtësi, ngase mosveprimi i së cilës na shkakton halle, probleme të shumta në këtë botë poashtu edhe në botën tjetër kur do të marrim gjykimin absolut nga All-llahu fuqiplotë.

Hutbe e mbajtur më 26.09.2014

Xhamia,, BASHKIMI‘‘ Linz

Imam, Menderez Alili