Disa thënie (mësime) për ne ….

Tregohet se Hasan el Basriu ka thënë:

Tre veta më kanë mësuar: I dehuri, fëmiu dhe femra. E pyetën, e si? Ai tha:

Njëherë takova një të dehur, i cili lëkundej dhe i thashë: Kujdes o i ngrat se mos rrëzohesh. Ai ma ktheu: Nëse unë i dehur bie në baltë, nuk është gjë e madhe, do të ngritem dhe do të vazhdojë më tej. Më mirë ruaju ti që të mos rrëzohesh në rrugën e All-llahut. Këto fjalë lanë përshtypje të madhe tek unë.  Njëherë takova një fëmijë i cili mbante një qiri në dorë, e pyeta: Nga ky qiri në duart tua o djalosh? Në atë moment friu një erë dhe e shuajti dritën e qiririt. Djaloshi më tha: Tash ti më trego ku shkoi drita, e unë pastaj të përgjigjem nga ky qiri në dorën time.

 Njëherë tek unë erdhi një grua me një bukuri të rrallë dhe u ankua për burrin e saj, por ishte e zbuluar në kokë dhe duar. Mbulohu së pari e pastaj trego ankesat tuaja, i thash. Ajo mu përgjigj. Unë jam aq e dashuruar në burrin tim sa që nga ajo dashuri që më ka kapluar nuk e vërejta se jam e zbuluar. Por frikësohem se ti pohon se je dashuruar në All-llahun, e të pengon mosmbulesa ime”. Gjatë jam menduar për këto fjalë nga këta tre raste tregon Hasan el Basriu.

 

E pyetën një herë Imam Gazaliun “ Përse një grup i njerëzve e duan tej mase këtë botë, e një grup tjetër jo? Ai tha: Sikur ta shihni një njeri i cili përgatitë hallvë(ëmbëlsirë) dhe pështynë në të, a do të hanit nga kjo hallvë? Ata thanë jo.  E nëse këtë hallvë në të cilën është pështy, ua sjell njerëzve që nuk e din rastin, a do të hanin nga kjo? Po ia kthyen. Ai tha:

,, Kështu është edhe me këtë botë”

 

Ibën Kaj-jimi ka thënë:

,, O njeri! E All-llahut është cka ka në qiej e cka ka në tokë! Prej teje kërkohet vetëm një kokërrz, e ti nuk e jep! Sa je koprrac! Krijoi shtatë dete, e prej teje kërkon vetëm një pikë( lot), ndërsa syri ytë qëndron i tharë“

Abdullah b.Vasani tregon se një ditë në rrugët e Bsrës vërejti një djalosh që qante. Nga keqardhja iu afrua dhe e pyeti, persë po qan? Ai ia ktheu:

,, Po qaj nga friga e zjarrit të Xhehen-nemit“

Abdullau e pyeti i habitur, po ti i vogël je, pse ke frikë nga zjarri i Xhehen-nemit? Djaloshi i tha: O axhë, mbrëmë e pash nënën time duke ndezur zjarrin në shtëpi, në fillim vëndonte drunjët e vegjël e pastaj të mëdhenjtë, e pyeta, përse? Ajo ma ktheu: Biri im, drunjët e mdhaja nuk ndizen para se të ndizen ata drunjë të vegjël, nga kjo kam frig tha djaloshi.

 

Imam Gazaliu tregon:

Dikur kisha një shokë të shpirtit në Irak. Sa herë që kisha nevojë për të holla, shkoja tek ai dhe menjëherë ma hudhte para qesen me të holla dhe pa më pyetur aspak se përse dhe sa të duhen. Por, njëherë kur shkova dhe i kërkova ca të holla për një nevojë, ai më pyeti: Sa ke nevojë? Atëherë ndjeva që mirësia e vëllazërisë së sinqertë doli nga zemra ime.

 

Një nxënës tregon:

Një ditë e lutëm profesorin tonë të na spjegojë se cështë durimi.Ai filloi të fliste bukur dhe fjalët e thëna ishin përplot urtësi.

Mu në momentin kur fliste, një akrep e thumboi disa herë në këmbë. Ai mbeti i qetë, kishte dhimbje por nuk e ndërpreu fjalimin rreth durimit. Disa nga nxënësit e panë ngjarjen dhe i thanë të habitur: O mësues, përse nuk e largove këmbën dhe nuk u ankove nga thumbimi i akrepit? Ai ua ktheu:

Më vinte turp nga All-llahu të ankohesha në dhimbje mu në momentet kur unë isha duke folur rreth durimit.

 

Marrë nga libri ,, Shkëndija e urtësisë“

Autor,dr. Ali F. Iljazi