Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Dhikri, adhurimi që e don Zoti dhe e shpërblen më shumë - Xhamia Bashkimi Linz Warning: Trying to access array offset on value of type bool in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/themes/neeon/functions.php on line 84

Dhikri, adhurimi që e don Zoti dhe e shpërblen më shumë

,,O ju që besuat,përkujtoni All-llahun sa më shpesh‘‘ (El-Ahzab,41)

Hamdi i takon vetëm All-llahut xh.sh, përshëndetjet dhe selamet i takojnë mësuesit të njerëzimit, profetit Muham-med s.a.w.  Kënd e udhëzon All-llahu,askush nuk mund ta largonë  nga rruga e vërtetë,e kush e humbi vehten askush nuk mund të e udhëzojë vec All-llahut xh.sh.

Të nderuar besimtarë,vëllezër dhe motra:

Njeriut ju dhan shumë të mira në jetën e tij, Zoti xh.sh e vlersoji dhe e dalloi nga të gjitha krijesat tjera, duke e lënë zëvendës të Tij në tokë, por dhe duke e obliguar me obligime që kuptohet janë në mundësin e tij që ti realizon dhe përmes tyre të arrin kënaqësinë e kësaj dhe të botës tjetër.  Këto obligime janë  ushqim për shpirtin dhe zemrën e njeriut.

Disa nga këto obligime lidhen me trupin e tij (si p.sh. Namazi,agjërimi etj.) dhe disa që lidhen edhe me pasurinë e tij (si p.sh. Zeqati,sadakat) por edhe disa që lidhen edhe me anën materiale dhe fizike (si p.sh. Haxhi). Gjithashtu njeriut ju mundësua edhe një lloj ibadeti tjetër që nuk i’a vështirëson njeriut as njërën anë, as atë materiale dhe as atë fizike dhe që ka shpërblimin e madh tek Zoti f.p. dhe që vepruesit të këtij ibadeti i sjell qetësi trupore dhe shpirtërore,DHIKRI (të përkujtuarit e All-llahut xh.sh.) Tha All-llahu në Kur’anin f.m në lidhje me këtë se nëse ju më përkujtoni edhe Unë ju përkujtojë ,, Pra ju më kujtoni Mua(me adhurime), Unë ju kujtojë juve (me shpërblim)…(El-Bekare 152).

Ky lloj ibadeti është ilaci që forcon besimin tonë dhe që ndihmon në forcimin e lidhjes sonë me Zotin e madhëruar.Këtë ibadet mund ta kryejm në cdo kohë,vend dhe në cdo gjendje që jemi,pra që sna merr as koh as mund dhe as harxhime materiale. Dhikri apo të përmendurit e All-llahut bëhet përmes organit që din të jetë edhe i mirë por në ca raste edhe jo i mirë,gjuha,por që kushtëzohet të bëhet samë  shpeshë duke parë porosit Kur’anore që kur përmendet përkujtimi i All-llahut thuhet gjithmonë fjala shpesh ose shumë,pra ta përmendësh Atë samë shumë sepse kur nuk e përmend Atë, pra Zotin tënd,atëherë  ti e ke harruar Atë.

 

 

Të nderuar besimtarë,vëllezër dhe motra:

Të jeni të bindur se nuk ke gjetur kurrë e as nuk ke për të gjetur fjalë që ta zgjeron gjoksin tënd dhe që ta rrit shpërblimin tënd tek Zoti i madhëruar sikur të përmendurit e Krijuesit të gjithësisë,sepse kjo të jepë forcë,ta zbukuron fytyrën dhe pamjen,ta zgjon trupin dhe shpirtin nga vështirësitë,lodhjet dhe shqetësimet e dunjasë. Me përmendjen e All-llahut largohen mjegullat e zeza dhe shkëlqen dielli  i jetës,shkrihen kodrat e të këqijave dhe mërzive.

Të nderuar vëllezër  dhe motra:

Asnjëherë mos u habit me ata që e kujtojnë All-llahun kur thonë se janë të kënaqur dhe të rehatshëm në këtë dunja  me plot vullnet dhe motiv për jetë,punë dhe angazhim,por habitu me ata që janë jashtë këtij ibadeti se si jetojnë dhe si ndjehen. Njeriu më i mirë nga ata që falen është ai që më shumë e përmend All-llahun,më i miri në fushën e betejës është ai që më shumë e përmend All-llahun xh.sh dhe më i miri nga të gjithë është ai që në cdo punë dhe obligim më shumë e përmend Atë. Shih ajetin Kur’anor

,,Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut,kuptohet, ai që  shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën tjetër,ai që atë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun‘‘(El-Ahzab,35).

Të nderuar,sot në mesin tonë dhe në mbarë botën janë shfaqur shum sëmundje si streset,depresionet e shumë sëmundje tjera psiqike dhe ku të gjithë vrapojnë tek mjekët e kësaj lëmije dhe kërkojn shërim,por që edhe pas shumë konsultave,terapive dhe shumë muajve vajtje-ardhje  prap situatat nuk ndryshojnë aspak ose fare pak. Shërimi nga këto probleme psiqike është shumë pranë tyre dhe i cili nuk lyp mund e sakrificë,por vetëm besim dhe përmendje Allahun xh.sh në cdo moment ku je,dhe pas nji kohe do të shohësh rezultatet vërtet impresionuse dhe do të shijosh ëmbëlsinë e besimit,shih ajetin Kur’anor lidhje me këtë,, ….Pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen‘‘ (Er-rrad,28).

Profeti Muham-med s.a.w. duke krahasuar përkujtuesin dhe jopërkujtuesin e Zotit xh.sh tha në një hadith: ,,Ai që e kujton Zotin dhe ai që nuk e kujton,është si shembulli i të gjallit me të vdekurit‘‘.

Gjallërinë tënde shpirtërore do fillosh ta ndjeshë nga momenti kur fillon ta përkujtosh Zotin tënd,atëherë do fillosh ta duash jetën,familjen,rrethin ku jeton,njerëzit tjerë,do të jeshë memotiv për të vazhduar punën dhe obligimet,do ta duash Zotin tënd dhe do punosh edhe për botën tjetër,ky pra është rezultat i këtij ibadeti shum të lehtë por me vlera të mdhaja.

Ibën Kaj-jimi r.a thotë: Sikur të përmendurit e Zotit mos të kishte sevap tjetër,vec asaj që të kujton Zoti,do të mjaftonte. Prandaj ty o vëlla dhe ty oj motër që ke halle dhe brenga të jetës,mos humb koh dhe mos u vono që të fillosh ta kujtosh Krijuesin tënd,Shëruesin e cdo halli,brenge dhe sëmundje,Drejtuesin e drejtë,Furnizuesin,Pamësin dhe Dëgjuesin e cdo kërkese dhe lutje,menjëherë fillo me këtë adhurim dhe shpejt do shohësh përmirsimin. Shih një rast në kohën e Sulejmanit a.s: Derisa Sulejmani a.s një ditë po ecte me ushtrinë e tij,kaloi pranë një bujku i cili kur e pa tha: ,, Mbretëria e Sulejmanit a.s është bërë madhështore‘‘ Sulejmani e vështroi dhe ia ktheu: ,,O Njeri,një herë të thuash Subhanall-llah është më e vlefshme se pasuria e Sulejmanit a.s. pasi gjithë ajo që i është dhënë  Sulejmanit një ditë zhduket,ndërsa kjo fjalë mbetet gjithmonë.

Po e përmbyllim këtë hutbe me një thënje të profetit Muham-med s.a.w të cilit i erdhi një njeri dhe e pyeti se cila punë është më e mirë? Ai tha: Të vdesësh duke e përmend All-llahun.

Zoty ynë,na mundëso që të jemi gjithmonë në përkujtimin Tënd,AMIN.

Hutbe e mbajtur më  20.06.2014

Xhamia ,,BASHKIMI‘‘ Linz

Imam,Menderez Alili