Warning: Trying to access array offset on false in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/themes/neeon/functions.php on line 84

Deri kur kështu, deri kur…

,,Secilit njeri ia kemi ngjeshur në qafë fluturakën(shënimin-për veprimin)e tij,e në ditën e Gjykimit, Ne do tia prezentojmë atë libër të hapur‘‘( El-Isra,13-14).

Hamdi i takon vetëm All-llahut të Lartëmadhërishëm, përshëndetjet dhe selamet qofshin gjithmonë mbi të dërguarin e All-llahut, Muham-medin a.s. familjen dhe shokët e tij.

Të nderuar vëllezër dhe motra, të nderuar besimtarë/e:

Allahu i Madhërishëm njeriun e krijoi në formën më të bukur, i dha mendje dhe e la zëvendës të Tij në tokë. Por gjithashtu e krijoi të lirë dhe me të gjitha të drejtat që i meriton si njeri, ku ai duhet të ketë mundësinë e shkollimit, edukimit, punës dhe jetesës së tij dhe familjes me të gjitha kushtet që u takonë, parasegjithash i rehatshëm në shtëpinë e tij me fëmijët dhe familjen nëpërgjithësi. Krijuesi i gjithësisë, i garantoi atij të drejta të plota dhe të pacënueshme, dhe këto të drejta nuk mundet askush tia nëpërkëmb. Liria fetare dhe kombëtare, barazia, drejtësia, janë të drejta të garantuara nga i Lartmadhërishmi. Por siduket për dikë këto të drejta qenkan të tepërta dhe dikush këto të drejta ua merr kur të donë dhe bile bile edhe duke ushtruar dhunë dhe teror mbi familjet e pafajshme. Kur njerëzit dhe popujt e civilizuar kanë synime dhe të arritura të mdhaja në aspektin e ngritjes intelektuale dhe në atë tekniko-teknologjike, për fat të keq edhe në këtë kohë në shek.21, dikujt i mungojnë të drejtat elementare për jetesë. Populli im i shumëpërvuajtur, që jetoi dhe qëndroi në shumë regjime dhe sisteme  cnjerzore, edhe sot mundohet dhe lufton me shpirt për ekzistencë. Jo vetëm që nuk ngopet me bukë, por bile edhe ngritet në mëngjes me  krisma të armëve sikur të jetojë në ndonjë xhungël ku ska njerëz por vetëm egërsira. Ky tmerr i familjeve shqiptare siduket nuk po merr fund. Në cdo dekadë përjetojmë lloj lloj   tmerresh që pushteti udhëheqës e i ndihmuar edhe nga disa shqipfolës ushtron mbi popullin më paqësor, popullin shqiptarë. Deri kur kështu, deri kur….Deri kur do të llogaritemi si tepricë në trojet tona shekullore, deri kur do të luftojmë për kafshatën e gojës, deri kur do të na mohohet e drejta për shkollim dhe  punë, deri kur do të na quajnë qytetarë të dorës së dytë, deri kur do të na burgosin, torturojnë, rrahin e vrasin në shtëpitë tona dhe para fëmijëve tanë, deri kur…..??? Deri kur kështu? A do të merr fund ky tmerr për ne? Këto ishin pyetjet që vazhdimishtë po i parashtrojnë nënat dhe motrat tona që qëndrojnë para shtëpive të tyre që mbrenda 24 orëve egërsirat e këtij shekulli ua shëndrruan në gërmadha. Edhe ne po pyesim, kur do marin fund këto skenare të përgatitura enkas për ne shqiptarët, a ne jemi të krijuar për eksperimente ? Si duket u bë e padurueshme, Ladorishti, ngjarjet e bit pazarit, tmerri në hapjen e Univerzitetit të Tetovës, Vaksinca, Radusha, konflikti i 2001 ku u vranë shumë të pafajshëm, rasti I Sopotit, ngjarjet e Gostivarit, helmimet nëpër shkollat shqipe, Brodeci, ngjarjet në kalanë e Shkupit, rrahja e nxënësve shqiptarë gjithandej, likuidimi i Telit dhe grupës së tij, vrasja e Harun Aliut me shokët e tij, vrasja e te rinjëve në Gostivar, dhe së fundi lufta në lagjen e trimave në Kumanovë, vërtetë u bë e padurueshme.

Të nderuar besimtarë, vëllezër dhe motra:

E Shtuna që kaloi, do të mbetet gjatë në memorien e banorëve të lagjës së trimave në Kumanovë dhe më gjërë. Mëngjesi i kësaj dite për banorët e kësaj ane ishte i kobshëm. Ata i zgjoi krisma e automatikëve dhe armëve tjera më të rënda luftarake. Edhe njëherë arenë e përleshjes u caktua një vendbanim shqiptarë, lagja e trimave në Kumanovë. Kjo lagje e cila kishte nevojat e saja shekullore për shkollë, cerdhe fëmijësh, ujë, rrugë e kanalizim, pushteti barbar jo që ua bëri këto kushte, por edhe ua rrënoi edhe ato pak shtëpi që shqipëtarët e gjorë i kishin ngritur  me vite e vite, duke derdhur djersën e ballit me punët më të rënda fizike. Ky mund dhe kjo sakrificë  shumëvjeqare u shemb dhe u zhduk për një natë, duke ua bërë shtëpitë  gërmadha para syve të tyre. Kjo ndodhi vetëm për qejfin e dikujt që filloi të i rrëzikohet kolltuku, sepse këta për kolltuk janë në gjendje të bëjnë gjithcka. Këta vranë e burgosën djem të rinjë, shkatrruan dhe dogjën shtëpi  vetëm për ta ruajtur ulësen e tyre,ruana Zot.

Mllefi më i madhë i këtyre banorëve dhe i yni është me njerëzit tanë, ata që i drejtuam në vendin ku flitet dhe vendoset për fatin tonë,atje ku bihen ligje dhe përgatiten skenare të tilla, për ta ruajtur dhe mbrojtur interesin kombëtarë dhe fetarë, e jo për të qenë bashkëhartues të këtyre skenareve të fëlliqura. Njeriu duhet të mësohet nga gabimet por siduket ne jo, ne po bëjmë gabim pas gabimi dhe kjo po na kushton me të gjithë këto ngjarje që ne si popull po i përjetojmë. Një gjë jemi shumë të sigurt se këta njerëz të pandërgjegjshëm, edhe pse ndoshta këtu do ti shmangen gjykimit, por shumë sigurt një ditë do të dalin para Madhërisë së All-llahut dhe do të gjykohen për të gjitha këto veprime që bënë ndaj njerëzve të tyre, shih ajetin lart (El-Isra 13-14).

Lus Zotin e Madhërishëm, për hirë të kësaj dite madhështore që ta ndihmon popullin shqipëtarë, këto familje që përjetuan gjithë këtë tmerr tu ndihmojë ti kenë pranë të afërmit  dhe tu jep pasuri ti rindërtojnë vatrat e tyre, frigën dhe sakrificën  tua kompenzojë me të mirat e Tij në botën tjetër. Lutjen deri tek Madhëria Yte e bëjmë sotë, që mos të na persëriten ngjarje të tilla. Zoti ynë, lëshoje ndihmën dhe rahmetin Tënd mbi të gjithë të përvuajturit, të shtipurit, të ngratët, të varfurit të sëmuarit dhe gjithë njerëzit . Amin

 

 

Hutbe e mbajtur më 15.05.2015

Xhamia,, Bashkimi‘‘ Linz

Imam, Menderez ef. Alili