Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Bëhu shembëlltyrë pas kthimit nga Haxhi - Xhamia Bashkimi Linz Warning: Trying to access array offset on value of type bool in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/themes/neeon/functions.php on line 84

Bëhu shembëlltyrë pas kthimit nga Haxhi

Falenderimi i takon vetëm All-llahut, përshëndetjet qofshin gjithmonë mbi Muham-medin a.s  familjen, shokët e tij dhe të gjithë ndjekësit e rrugës së tij deri në Ditën e Gjykimit.

Të nderuar besimtarë, vëllezër dhe motra:

Edhe sotë në këtë hutbe të fundit para se t’i përcjellim haxhilerët në udhëtimin e tyre të shenjtë ku do të jenë musafirë të All-llahut xh.sh. do të themi disa fjalë rreth shkuarjes së tyre, qëndrimit atje dhe njiashtu kthimit të tyre në vendëlindje, duke pasur parasyshë se cdo lëvizje e tyre nga fillimi e deri në mbarim të Haxhit u llogaritet ibadet(adhurim), pra kërkohet angazhim maksimal dhe kujdes i vecantë në kryerjen e detyrave dhe obligimeve të caktuara , por njëkohësisht shumë e nevojshme është që cdo minutë të shfrytëzohet për të mirë dhe mos të humbet asgjë nga ky udhëtim, ngase kjo është hera e parë e vizitës së vendeve të shenjta dhe mundë të jetë edhe e fundit, ngase nuk e dijmë se a do kenw mundësi që përsëri të shkojmë atje.

Haxhilerw të nderuar:

Kij parasysh faktin se në Haxh shkojnë vetëm ata që i besojnë fuqishëm All-llahut xh.sh, ngase me Haxh synohet dicka madhështore, kënaqësia e Zotit xh.sh, e jo thjesht një vizitë normale si gjithë të tjerat. Në Kur’anin f.m thuhet: ,, Për hirë të All-llahut, vizita e shtëpisë(Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk beson(ai nuk e viziton)….( Ali Imran, 97). Prandaj që nga nijjeti (qëllimi) yt për të shkuar në Haxh, duhet të ndryshoshë komplet në cdo aspekt, si në sjelljen tënde, moralin tënd, bisedën tënde, shmangjen e negativiteteve, inatet, urrejtjet, pastaj angazhimin më të madhë në obligimet që ndoshta më herët ke qen më pasiv, edhe pse këto edhe para Haxhit i kemi të obliguara. Shfrytëzoje këtë udhëtim me lutje drejtuar Zotit xh.sh sepse është vendi mjaft i përshtatshëm ku pranohen të njejtat, siq tha Pejgamberi a.s: ,,Haxhinjtë janë miq të Zotit. Nëse e lusin u përgjigjet, nëse i kërkojnë diqka ua jep dhe nëse e lusin t‘ua fal gjunahet, do t’ua falë‘‘.

Cfarë duhet jetër të bëjmë para se të nisemi për Haxh?

a-      Pendohu për gjunahet që ke bërë, dhe mos u nis për në Haxh me qëllimin që kur të kthehesh të vazhdoshë përsëri me gjunahe

b-      Shlyerja e borxheve ndaj njerëzve që d.m.th nëse ke borxhe ndaj njerëzve kthehi ato e pastaj shko në Haxh, e nëse nuk ke mundësi t’ua kthesh, kërko leje prej tyre që të të lejojnë të shkoshë, e në të kundërtët mos shko

c-      Nëse u ke bë padrejtësi njerëzve, kërko falje dhe hallallëk prej tyre

d-      Nëse ke ndonjë emanet që ta ka dhënë dikush që ta ruash, ktheje atë para se të shkoshë në Haxh

e-      Nijeti (qëllimi) të jetë vetëm për hir të Zotit e jo për tu lavdëruar para njerëzve se ja une po shkoj në Haxh

f-       Të përshëndetesh me familjen tënde, shokët, miqët dhe të falësh dy rëqate namaz në shtëpinë tënde

g-      Të mos bësh gjunahe gjatë Haxhit

h-      Të respektosh dhe t’a veprosh sun-netin e Pejgamberit a.s

i-        Qëllimi yt kryesor të jetë kënaqësia e All-llahut

j-        Largohu nga punët e kota, jepju adhurimit e leje tregtinë në këtë kohë

k-      Largohu nga debatet dhe zënkat mes njerëzve duke marrë parasyshë se je në mesin e miliona njerëzve

l-        Fale cdokend që të shtynë, të shkelë, pasi që kto ndodhin atje pa dashje

m-   Bazohu dhe mbaje në mend një thënie të një njeriu të mencur I cili kur shkoi në Haxh tha: ,, Në këtë Haxh, trupin tim do t’ua jap sadaka të gjithë njerëzve’’ që d.m.th do ti falë të gjithë që mund të më lëndojnë padashje.

Haxhi i nderuar, nëse kështu vepron në Haxh, të jesh i sigurt se gjithcka do të jetë në rregull me Haxhin tënd, dhe do të kthehesh me Haxh të pranuar, përndryshe do të shkojë huq tërë ai mund e ato harxhime materiale.

Lusim All-llahun xh.sh që të gjithë ata që do të nisen për në rrugën më të shenjtë, për Haxh, All-llahu të u jep shëndet dhe të kthehen të ndryshuar pozitivisht dhe me Haxh të pranuar. Ata që kishin dëshirë të shkojnë sivjet por nuk ju mundësua një gjë e tillë, All-llahu ua mundësoftë vitin e ardhshëm të shkojnë edhe ata. Amin

 

Hutbe e mbajtur më 11.09.2015

Xhamia,, BASHKIMI’’ Linz

Imam, Menderez ef. Alili