Revista Bashkimi

Revista Bashkimi
Revista Bashkimi

Me shumë kënaqësi ju informojmë

Linz, 15.03.2026
Redaksia e Revistës Bashkimi

Me shumë kënaqësi ju informojmë se doli nga shtypi numri i parë i revistës Bashkimi.

Një moment i veçantë dhe historik për ne si xhami, në këtë pjesë të fundit të ramazanit, aktiviteteve të shumta të Bashkimit, i shtohet edhe një revistë po me të njejtin emër.

Numri i parë u prit me shumë entuziazëm nga anëtarët tanë, të cilët kishin vetëm fjalë përgëzuese për këtë projekt gjigant, dhe për pak minuta qindra kopje u blenë nga ata.

Kjo është edhe një motiv shtesë për redaksinë, që me përkushtim të madh të përgatisë numrin e radhës të revistës.

Ky është një hap i rëndësishëm për lexuesit shqiptarë me theks të veçantë rininë tonë, që përmes kësaj reviste ta ruaj gjuhën, fenë dhe traditat tona shqiptare, sepse në këtë revistë do të gjejnë tema nga fusha të ndryshme, edhe atë në gjuhën tonë të ëmbël shqipe.

Revista mund të sigurohet në xhaminë tonë. Ata të cilët duan ta kenë revistën mund ta porosisin edhe përmes emailit, ne ua dërgojmë përmes emailit si pdf. Besojmë se së shpejti do të jetë edhe online.

Porosinë mund që ta bëni nëpërmjet:


info@bashkimi.at