„100 vjet Shtetë Shqiptarë“

 

Të nderuar vëllezër dhe motra, bashkatdhetarë që jetoni dhe veproni këtu në Austri dhe në Europë dhe ju Shqiptarë anekand botës kudo që jeni, shfritëzojmë nga rasti që në pragë të festës së madhe mbarshqipëtare 28. Nëntorit, ditës së flamurit, 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, tua përcjellim urimet më të përzemërta, për të gjithë ju që i thoni bukës bukë e ujit ujë, duke ju dëshiruar që të kaloni sa më bukur në këtë festë të madhe të popullit tonë Shqiptarë.

Sot të gjithë të krenoheni me kombësin tuaj, të ndjeheni shqiptarë të vërtet dhe të gjithë të festoni si është më mirë, dhe si e ka traditën ky popull i lashtë Ilir.

Historia e një populli ndërtohet në bazë të asaj se cka ka bërë ai popull në të kaluarën.

Shqiptarët, edhe pse gjithmonë ishin nën thundrrat e pushtuesve sistemeve dhe regjimeve të ndryshme, ata asnjëherë nuk pushuan së vepruari për  krijimin e shtetëve të tyre, pa mar parasysh se atë e paguan edhe me gjakun e tyre. Por ia arritën qëllimit që të i ruajn vlerat, kulturën, gjuhën dhe fenë e tyre.

Për këtë, kontribuan shumë personalitete dhe figura të shquara që i njeh historia dhe me të cilët populli ynë krenohet edhe sot, kuptohet dhe me përkrahjen e të gjithëve në shumë aspekte.

Sot më shqiptarët nuk llogariten skllevër dhe shërbyes të të tjerëve, por një popull i ngritur i cili tash luan një rol shumë të rëndësishëm në ballkan dhe më gjërë.

Ata sot më nuk luftojnë për eksistencë dhe për një kafshatë buke, por me shumë ambicie punojnë që ti arrijne popujt dhe shtetet e zhvilluara.

Padyshim se meritën më të madhe për arritjet e shqiptarëve kanë ata që flijuan më të shtrejtën e tyre, jetën, dëshmorët e kombit të cilët janë në numër shumë të madhë në kohra, vende dhe vite të ndryshme, por në një qëllim, që Shqiptarët të ngrisin shtetin e tyre dhe të gjithë të jetojnë në një troll të përbashkët me emrin “SHQIPëRI E MADHE”.

Ky njëherit është edhe amaneti i gjithë dëshmorëve të kombit, amanetin e tyre duhet cuar në vendë, sepse falë tyre sot Shqipëria feston 100 vjetorin e pavarësisë së saj dhe ne si Shqiptarë i gëzohemi edhe të arriturave tjera të mdhaja sikurse anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe si shtetë kandidatë për në Bashkimin Europian.

Gjithashtu edhe Kosova pas sakrificës së madhe që përjetoi populli shumë e shumë vite e sidomos në luftën e fundit me Serbinë dhe regjimin Millosheviqian, arriti më në fund të mëvetësohet dhe tash më ajo ka një emër të plotë sic e ka merituar “REPUBLIKA E KOSOVëS”.

Në këtë 100 vjetor të Shqipërisë në situatë jo shumë të volitshme gjejmë Shqiptarët e Maqedonisë dhe të luginës së Preshevës, të cilët edhe përkundër luftrave që zhvilluan, nuk arritën më shumë se disa të drejta elementare thënë në thojza.

Gjithashtu nuk duhet haruar edhe Shqiptarët e Camërisë, të cilët gjenden vërtet në një situatë jo të këndshme.

Mirëpo shpresat nuk janë humbur për Shqiptarët e përmendur më lartë. Ata kanë bindjen dhe besimin tek faktori politik i Shqipërisë dhe ai i Kosovës, dhe se një ditë këta do të ngrejnë zërin e tyre dhe do të dalin në ndihmë edhe atyre.

Urojmë shtetit Shqiptarë 100 vjetorin dhe festën e flamurit, të i arrin edhe shumë e shumë vite tjera bashkë me Kosovën dhe me gjithë Shqiptarët në mëmëdhe dhe në diasporë.

Zoti i bekoftë Shqipëtarët kudo që janë.

 

URIME, URIME, URIME,…

 

Me rrespekt “Kryesia e Xhamisë “BASHKIMI”

Linz, Austri