10 këshillat e Hasan el-Benasë

Lexo, mendo, vepro

1. Fale namazin posa të ndëgjosh ezanin, në çfarëdo gjendje të jesh.

2. Lexo Kur´anin, urdhëro të lexohet Kur´ani dhe ndëgjoje kur lexohet Kur´ani.

3. Përmende Zotin tënd dhe mos e kalo kohën kot.

4. Orvatu të flasësh gjuhen e pastër arabe, sepse ajo është gjuha e Kur´anit.

5. Mos diskuto me mendjemadhësi, sepse ajo nuk të sjell aspak dobi.

6. Mos qesh tepër, spese të qeshurit tepër e shqetëson zemrën, e zemra është e lidhur me Allahun xh.sh.

7. Mos u tall me njerëz, ngase njeriu i vyeshëm din të jetë serioz.

8. Mos e ngrit zërin më tepër se sa ka nevoj, sepse zëri i tepërt është i padurueshëm.

9. Urreje përgojimin, bën vepra të mira dhe thuaj fjalë të mira.

10. Njoftohu me çdo vëlla që e takon, edhe në qoftëse ai nuk kërkon të njoftohet me ty, sepse thirrja jonë në të                                 vërtetën është thirrje dashurie dhe njoftimi.

 

Përzgjodhi:  Menderez Alili