Shënohet Dita e Fqinjësisë

Më 24 maj 2023 ne si Xhami/Shoqata Bashkimi, në bashkëpunim me Unionin e Shoqatave Shqiptare dhe shoqatën e gruas “Ardhmeria”, kemi pasur privilegjin të marrim pjesë në projektin “Dita e Fqinjësisë”, i cili u inicua nga pjesa e qytetit të Linzit, Franckviertel-Bulgariplatz.
Në këtë ditë të veçantë, patëm mundësinë të bisedonim me fqinjët tanë dhe të prezantonim projektet dhe iniciativat tona.
Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë ata që morën pjesë në këtë ditë, si vizitorë, ndihmës apo pjesëmarrës.