I ftuar dr.Shasivar Kabashi.
Tema shkencore:
,, Formësimi historik i identitetit shqiptar dhe Pavarësia e Kosovës ,,
Shoqata (xhamia) Bashkimi, mbrëmjen e kaluar shënoi 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, me musafir special dr.Shasivar Kabashi, i cili para të pranishmive shtjelloi me detaje historinë tonë shqiptare dhe rrethanat që sollën deri te Pavarësia e Kosovës.
Biseda me musafirin vazhdoi edhe pas tribunës dhe zgjati deri në orët e vona të natës, me bisedë të lirë dhe pyetje nga të pranishmit, e që i ftuari me shumë kënaqësi iu përgjigjë dhe i dha sqarimet e duhura dhe të sakta.
Ajo që na bëri shumë përshtypje, ishte sqarimi i ngjarjeve historike me argumente shkencore të bazuara direkt nga arhivat e Stambollit, aty ku dr.Kabashi është me vite, aty ku edhe bron temën e doktoraturës.
Ne e falënderojmë të ftuarin dr. Shasivar Kabashin nga zemra për prezencën e tij dhe mbetemi me shpresë që takime të tilla të kemi edhe në të ardhmen.
Xhamia Bashkimi, Linz.
Në Linz të Austrisë shënohet Pavarësia e Kosovës!
- 02/15/2026







