Shoqata Bashkimi vazhdon traditën disa vjeçare në manifestimin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditës së Flamurit Kuq e Zi.
Programi filloi me himnin kombëtarë nga nxënësit e shoqatës sonë që e interpreruan në mënyrë profesionale.
Fjalën përshëndetëse e mori kryetari i shoqatës Bashkimi z.Zumret Ademi i cili falënderoi të pranishmit dhe në emër të kryesisë dhe kuvendit i uroi për festat e Nëntorit.
Pastaj programi kishte recitime dhe monologje nga nxënësit tanë, me tematikë për Pavarësinë e Shqipërisë, Flamurin, Mëmëdheun, Nënën e tematika tjera.
Poashtu u prezentuan video projekte nga puna me nxënësit gjatë orëve të mësimit dhe përgatitjeve për këtë manifestim madhështorë.
Fjalë përshëndetëse kishte edhe drejtori pêr diasporë nga BIK mr.Ekrem Simnica dhe më pas edhe Vahidin Behluli kryetar i Alkigut.
Një biografi për Adem Jasharin dhe Familjen Jashari e solli para publikut Elmir Kryeziu.
Moment interesant dhe emocionues ishte kur h.Rexhep Sahiti ish ushtar i UÇK-së, lexoi referatin për Pavarësinë e Shqipërisë dhe për herë të parë prezentoi me uniformën e veteranit.
Pjesaj e tretë e programit ishte paraparë për të ftuarin special për këtë manifestim gazetarin e mirënjohur z.Nuhi Bytyçi i cili kishte rastin të mbajë fjalimin kryesor rreth ngjarjeve të cilat sollën drejt Pavarësisë së Shqipërisë dhe Pavarësisê së Kosovës.
Më pas përcollëm një dokumentar me titull ,,Shkolla e Maleve ,, me autor z.Nuhi Bytyçi, dokumentar i cili ka fitur 16 çmime ndërkombëtare.
Në fund u nda një mirënjohje për të ftuarin nga ana e kryetarit z.Zumret Ademi dhe pastaj të pranishmit u pajisën me librit e tij mbi akademikun Gazmend Zajmi.
Një falënderim shkon për kryesinë, kuvendin dhe të gjithë që ndihmuan për këtë manifestim e në veçanti bashkëpuntorët rreth programit Asim Ibrahimin, Rexhep Sahitin dhe Elmir Kryeziun dhe përgjegjësin për punën teknike dhe mediale Zija Demirin.
Përgjegjës dhe moderator i programit Menderez Alili.
Urime Pavarësia e Shqipërisë, Dita e Flamurit Kuq e Zi dhe Ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jasharit.
23.Nëntor 2025
Bashkimi Linz








