HAPET SOLEMNISHT OBJEKTI I RI I XHAMISË BASHKIMI NË LINZ

Pas shumë brengave pasi që Bashkimi duhej ta lëshotne lokalin ku zhvillonte aktivitetet për shumë vite me radhë, pas frikës se nuk do të gjendet një lokal tjetër i përshtatshëm, pas presionit, se si mund të paguhet një shumë e madhe pas blerjës së vendit, pas shumë dyshimeve se a mund të përballohen shpenzimet e blerjës dhe ndërtimit të objektit, pas shumë mund dhe angazhime erdhi edhe dita e hapjes solemne të objektit të ri.

Me 9.10.2022 u bë hapja solemne e objektit të ri të xhamisë Bashkimi në ambient të hapur pranë xhamisë ku me fytyra të buzëqeshura ishin tubuar anëtarët e xhamisë, burra, gra e fëmijë, për të pritur mysafirët special nga trojet shqiptare dhe diaspora si dhe nga insitucionet e vendit. Këtë solemnitet e zbukuraun në formë të veçantë fëmijët të cilët me veshje kombëtare pritën mysafirët me bombone, i shoqëruan ata gjatë gjithë programit, ndanë dhuratat për mysafirët dhe shoqëruan edhe ceremonin e prerjes së shiritit. Programin e filloj me lexim të Kur’anit hfz. Aziz Alili, shqiptarë nga Kumanova e që jeton në Zagreb dhe vepronë në xhaminë qendrore të Zagrebit, njëherit ndër lexuesit e kuranit më të suksesëshëm nga trojet shqiptare. Më pastaj programin e hapi kryetari i xhamisë Bashkimi, njëherit edhe kryetar i ALKIG-ut Vahidin ef. Beluli i cili ju dëshirojë mirëseradhje mysafirëve dhe falenderojë ata për pjesmarrje. Më tej ai foli rreth historikut të shoqatës dhe xhamisë Bashkimi dhe falenderojë përzëmërsisht anëtarët e xhamisë dhe të gjithë ata që konntribuan për realizimin e këtij objekti. Ndër të tjerat ai shtoi:

“… natyrisht për të ardhë deri këtu, nuk ishte e leht sepse nevojiteshin të holla, mund dhe angazhim i madhë. Dhe kjo asnjëherë nuk do të arrihej, pa dëshirën dhe vullnetin tuaj që jeni sot prezent. Sepse ju na i sollët të hollat atëherë kur na u deshën. Për 6 javë na mundësuat që ta kryejmë pagesën e blerjes e cili ishte e afatizuar të paguhet brenda 8 javëve. Ju nuk e latë konton e xhamisë të zbrazet asnjëherë, edhe atëherë kur duheshin shuma më të mëdha ju na i dhatë parat e kursyera për të vazhduar punimet. Ju erdhët për të punuar çdoherë kur ishte nevoja.

Prandaj, jami i obliguar moralisht dhe fetarisht që t’ju falenderojë nga zemra duke filluar nga anëtari i cili ka dhuruar shumën më të vogël e deri tek ata që kanë dhuruar shuma të mëdha. Falenderoj Ish-kryetarët e xhamisë dhe kryesitë për udhëheqjen që kanë bërë deri në momentin kur unë kam marrë përgjegjësinë. Falenderojë gjithë punëtorët që kanë punuar me vite pandërprerë dhe kanë sakrifikuar kohën e tyre më të shtrejntë për këtë objekt. Poashtu falenderojë të gjitha firmatë që me të holla, materjalë dhe punë çdoherë kanë qënë në dispozicion për quarjen e punëve përpara në këtë objekt. Ne e dimë që nuk mund t’ua kthejmë mundin tuaj me të mira materjale, por ne vazhdimisht do të lutemi për ju që shpërblimin ta gjeni tek Allahu i Lartësuar”.

Z. Beluli në fundëfalenderojë edhe njëherë të pranishmit për pjesëmarrje dhe tha se ka një dëshirë: “që ky objekt të shfrytëzohet në fushat për të cilat është i paraparë në të kundërtën do të jemi përgjegjës para Zotit dhe para njerëzve”.

Të pranishmit i përshendeti edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Austrisë mr. Ümit Vural dhe kryetari i komunës së Linzit mr. Klaus Luger. Programi u shoqërua edhe me ilahi nga hfz. Aziz Alili dhe hfz. Xhelal Kaloshi imam në Gjermani, poashtu një ndër lexuesit më të mirë të Kur’anit në trojet shqiptare dhe nga një pikë muzikore me insturment nga nxënësja Zahra Ali.

Fjalimet përshendetëse dhe urimet vazhduan edhe nga Reisul Ulema i BFI të RMV h. hfz. Shaqir ef. Fetai, drejtori për diasporë pranë BI të Kosovës mr. Ekrem ef. Simnica, kryetari i KBI të Preshevës Nexhmidin ef. Ademi, kryetari i KMSH në Zvicërr hfz. Mehas ef. Alija, kryetari i UQISH në Gjermani z. Mensur ef. Halili si dhe kryetari i BFI të Italisë dr. Reshat ef. Ibishi

Vlenë të theksohet se në këtë solemnitet morën pjesë edhe zv. kryetarja e komunës së Linzit, njëherit përgjegjëse për integrim z. Tina Blöchel, përfaqësues nga ambasada e RMV në Vjenë,  përfaqësues nga fetë tjera, përfaqësues të xhamive jo shqiptare në Linz si dhe nga të gjitha xhamitë shqiptare në Austri. Programi përfundojë me lexim nga Kur’ani nga hfz. Xhelal ef. Kaloshi kurse u moderua nga imami i xhamisë Menderez ef. Alili dhe Ismete Rexhepi.

Pas përfundimit të programit vazhdoi ceremonia e prerjës së shiritit, u vizituan hapësirat e objektit dhe më në fund u hap edhe byfeja. Pjesmrrësit kishin mundësinë të shijonin specialitete shqiptare nga llojet më të ndryshme.