z. Klaus Luger vizitoi Shoqaten Shqiptare „BASHKIMI“

 

13. Maj 2012

 

Në vazhdën e takimeve të shumta të organizuara nga Shoqatat Shqiptare „BASHKIMI“, „Ardhmeria“ dhe Studentet „Sh-S-Sh“ këtu në Linz të Austrisë së epërme i ftuari i rradhës për vizit tek ne ishte Nënkryetari i komunës së qytetit të Linz-it z. Klaus Luger.

Ftuam z. Luger për një mëngjes (Frühstück) të përbashkët dhe të e falënderojmë për bashkepunimin e mirë që kemi me të. Z. Luger shprehu falënderimet e tij të sinqerta për ftesën dhe i cili premtoi se bashkëpunimi nuk do të mungoj edhe në të ardhmen.

Takimi u mbajtë në lokalin e Shoqatës „BASHKIMI“ dhe ku u shtrua një mëngjes me ushqim tradicional shqiptar. U bisedua shumë hapur me z. Luger për shumë qështje të ndryshme. Në këtë takim ishin prezent përfaqësues të shumë Shoqatave dhe shumë mysafir tjerë. Z. Luger qendroi disa orë këtu dhe i cili u ambientua në mesin tonë.

Shpresojmë që takimet dhe bashkëpunimi i mirë me përfaqësuesit komunal të qytetit të Linz-it të vazhdojë edhe në të ardhmen.