Warning: Trying to access array offset on false in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/themes/neeon/functions.php on line 84

Veprimet e Muham-medit a.s në haxhin e tij (Pjesa 1)

Falenderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm All-llahut xh.sh, salavatet dhe selamet qofshin gjithmonë mbi Muham-medin a.s  dhe të gjithë besimtarët dhe besimtaret që kanë ndjekur dhe vazhdojnë të ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Të nderuar besimtarë, vëllezër dhe motra:

All-llahu i Madhëruar i ka obliguar robërit e Tij që të pasojnë Pejgamberin Muham-med a.s. në jetën e tyre, duke e pasur modelin më të mirë dhe më të shëndoshë padyshim në cdo aspekt. Këtë obligim na e ka cekur në disa ajete nga Kur’ani f.m por që ne do të potencojmë vetëm një prej tyre ku Zoti xh.sh thotë:

,, Cka t’ju japë Pejgamberi, atë merreni, dhe cka t’ju ndalojë, përmbajuni dhe kini frigë All-llahun‘‘ ( El-Hashr, 7).

Prandaj për cdo sqarim, udhëzim, mësim që nuk mundemi ta gjejmë në librin e fundit të shpallur nga All-llahu xh.sh pra Kur’anin f.m, atëherë besimtarët janë të detyruar ti drejtohen mësimeve dhe sqarimeve që i ka dhënë Muham-medi a.s. siq janë mësimet rreth faljes së namazit, haxhit etj, sepse nga ajeti i lartëshënuar shihet qartë urdhëri i All-llahut xh.sh për veprim të asaj që na e jep Muham-medi a.s. dhe largimit nga ato veprime që jemi të obliguar t‘u shmangemi. Prandaj edhe në rastin e dispozitave dhe regullave të haxhit, besimtari që ka synim të udhëtojë në vendet e shenjta dhe të merr titullin ,, haxhi ‘‘ duhet medoemos t’u përmbahet porosive, urdhërave dhe veprimeve të Pejgamberit a.s, nëse dëshiron që haxhi i tij të jetë i vlefshëm. Përcillet se i dërguari i All-llahut xh.sh, Muham-medi a.s gjat haxhit ishte shumë i preokupuar për të urdhëruar besimin në një Zot dhe për të qenë i sinqertë në kryerjen e detyrave të haxhit ashtu siq ishte i porositur nga i Lartëmadhërishmi duke iu larguar veprimeve sa për sy e faqe. Ai tha në një thënie të tij: ,, O Zoti im, bëje këtë haxh që në të të mos ket veprime sa për sy e faqe‘‘ ( Ibn Maxhe). Me këtë thënie ai dëshiroi të tregojë se besimi im i plotë është vetëm tek Zoti dhe i tërë ky angazhim në kohë të haxhit duke filluar nga Telbija,Tavafi, vrapimi në Safa dhe Merva, qëndrimi në Arafat, Muzdelife e Mina është i plotë dhe jo vetëm formalisht. Pra, nga kjo kuptohet që të gjithë ata që shkojnë për të kryer kushtin e pestë të Islamit, haxhin, duhet të jenë shembulli më i mirë i mundshëm për të gjithë duke tregu se me plotkuptimin e fjalës i takojnë um-metit të Muham-medit a.s dhe se këtu jemi ashtu siq na ka mësuar ai, ku cdo lëvizje e jona është e qetë, e bukur dhe me kujdes maksimal ashtu siq veproi mësuesi ynë  Muham-medi a.s. Tregon Xhabiri r.a duke thënë: ,,E ka lëshuar Pejgamberi a.s. Arafatin krejtësisht në qetësi‘‘. Ai kishte dëgjuar një britmë të deveve, sepse njerëzit i goditnin me qëllim që sa më shpejtë të dalin nga Arafati, ku Pejgamberi a.s. u kishte thënë: O ju njerëz, duhet të jeni të qetë ngase nuk është në rregull dhe bëmirësi të nxitoni‘‘ ( Buhariu). Lusim Zotin xh.sh të jemi shembull i mirë në haxh. Vazhdojmë në hutbet e ardhshme në lidhje me porositë dhe veprimet e Pejgamberit a.s.

Hutbe e mbajtur më 28.08.2015     Xhamia,, BASHKIMI‘‘ Linz    Imam, Menderez ef. Alili