Vahidin Beluli rizgjidhet kryetar i xhamisë Bashkimi në Linz

Sot me 12.02.2023 në hapësirat e objektit të ri të xhamisë Bashkimi u mbajten zgjedhjet e kryesisë. Xhamia Bashkimi ka mbi 600 anëtarë dhe sistemin zgjedhor e ka të ndarë në pesë zona zgjedhore. Secila zonë zgjedhore voton të deleguarit e vet për kryesi dhe kuvend dhe pas konstituimit të kuvendit, kuvendi zgjedhë kryetarin. Pas zgjedhjes së kryetarit nga kuvendi, kryesia ndanë edhe detyrat dhe përgjegjesit tjera. Kryesia e zgjedhur ka këtë përbërje:
1. Vahidin Beluli, kryetar
2. Adnan Abdullahu, zv. kryetar
3. Asim Ibraimi, sekretar
4. Zumret Ademi, zv. sekretar
5. Rexhep Sahiti, arkatar
6. Agron Dula, zv. arkatar
7. Halit Ramadani, anetar
8. Sejdi Alili, anetar
9. Hevzi Hasani, përgjegjës për media
10. Aid Flugaj, përgjegjes për sport
Zgjedhjet sipas rregullores së ALKIG-ut u vëzhguan nga përfaqësuesit e kuvendit të ALKIG-ut z. Sadula Fetai dhe Bekim Islami.
Vahidin Beluli u zgjodhë në qershor te vitit 2020 kryetar i kryesisë së përkohëshme, në shkurt të vitit 2021 kryetar i kryesisë së rregullt si dhe tash u rizgjodh edhe njëher kryetar i kryesisë së rregullt.
Vahidin Beluli falenderoj pjesëmarrësit në votime për përkrahjen, materjale, fizike dhe morale për afër tri vite, kryesin dhe kuvendin e kaluar për bashkëpunim të shkelqyer si dhe Kuvendin e posazgjedhur për besimin e dhënë edhe në një mandat.
Imami i xhamisë Menderez ef. Alili, pasi lexoi rezultatet e votimit për kryetar uroi atë, falenderoj kuvendarët dhe porositi ata se këtë xhami e kemi emanet dhe duhet të rrugëtojmë bashkarisht për suksese të më tutjeshme.