Warning: Trying to access array offset on false in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/themes/neeon/functions.php on line 84

Morali Islam i domosdoshëm për besimtarin

,,Ju e kishit shembullin më të lartë në të Dërguarin e All-llahut,kuptohet,ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën tjetër,ai që ketë shpresë e shoqëron duke e permendur shumë shpesh All-llahun’’(El-Ahzabe,21).

Hamdi i takon vetëm Zotit të Madhërishem, përshëndetjet dhe Selamet qofshin mbi Muham-medin s.a.w.s. Kënd e udhëzon All-llahu, nuk ka mundësi askush që te e devijojë, e kush devijoi, vetëm Ai mund ta udhëzojë.

Të nderuar besimtarë:

Rëndesia e etikës-moralit është shumë e madhe, nga shkaku se ndikon shumë në karakterin e njeriut dhe në veprimet e tij. Njeriu i cili posedon moral të mirë është i respektuar dhe i dashur në shoqëri dhe në familje.  Gjithashtu edhe Islami i dha vlerën e duhur sjelljes dhe moralit të mirë, siç tha Pejgamberi s.a.w.s ,,Nuk ka gjë që e rëndon  peshoren e punëve te mira ditën e Kijametit, më shumë se morali i mirë ‘‘(Hadith).

Imam Gazaliu e definoi moralin si karakteri i thelluar në shpirt nga i cili burojnë veprat në mënyrë të lehte fare pa u menduar dhe pa medituar. Që don të thotë se sjellja dhe karakteri i njeriut është në përputhje me atë çka ka në mbrendësinë e shpirtit të njeriut.

Gjithashtu Gazaliu në librin e tij ,,Ihjau ulumidin‘‘ përmend, çdo cilësi reflekton në zemër, e pastaj zemra ndikon në lëvizjet fizike të njeriut, të cilat pastaj veprojnë në pajtim me karakterin e mbrendshëm. Pra veprat e njeriut gjithmonë janë të lidhura me atë që është në mbrendësi të shpirtit, kjo i ngjanë degëve të lisit që rrënjet i ka thellë në tokë.

Nga kjo nënkuptojmë se bërja e veprave të mira varet nga morali i mirë sepse degët janë të lidhura me rrënjet, e kur rrënjet janë të mira edhe degët janë të mira, e kur prishen rrënjët prishen edhe degët.

Zoti i madhërishëm bukur e ceku në Kur’anin f.m. se ,, Me lejen e All-llahut  toka e mirë mbin bimë, e ajo që nuk është kualitative, ajo nuk mbin vetëm (pak )me vështirësi. Kështu, Ne i rradhisim argumentet Tona për ata që falenderojnë ‘‘ (El-A’raf,58).

A thua pse është i rëndësishëm morali i mirë?

Qëllimi i dërgimit të Muhamedit s.a.w.s, ishte përsosja e moralit, që ai e ceku në hadithin e tij ku tha ,,Nuk jam dërguar veçse të përsos moralet e larta’’.

Ai u dërgua nga ana e Zotit të madherishëm, mëshire për te gjitha krijesat. Në Kur’an thuhet ,,E ne të derguam ty (Muhamed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat’’ (El-Enbija,107).

Vëllezër të dashur:

Si mendoni, nëse në nje shoqëri dominojnë sjelljet më të ulta siç janë: mashtrimi, tradhëtia, përgojimi, shpifja, imoraliteti e shumë të tjera, a mundemi këtë shoqëri ta quajmë si shoqëri të mëshirshme dhe të moralshme? Në asnjë mënyrë, sepse në shoqerinë me morale të larta nuk ka vend për këto sjellje kaq të ulta dhe  kaq të shëmtuara. Shoqëritë ndërtohen me sjellje dhe virtyte të larta islame, me besim ndërmjet tyre, me ndihmë dhe angazhim të ndërsjelltë në çdo aspekt. Nuk mund të ekzistojë  një kompani e suksesshme nëse drejtuesit dhe punëtorët e saj nuk kanë besim mes vete dhe që urrejnë njëri-tjetrin. Nuk mund të ndërtohet një familje e shëndoshë nëse pjesëtaret e kësaj familje nuk e duan dhe respektojnë njeri-tjetrin.

Të nderuar besimtarë:

Morali i mirë është i lidhur me besimtarin edhe gjatë kryerjes së obligimeve fetare, punës dhe  angazhimeve tjera. Ne lirisht mund të konstatojmë se morali i mirë është më i rëndesishëm se Namazi, Agjërimi, Haxhi dhe obligimet tjera. Dikush mund të pyet se si është e mundur kjo? Po i nderuar është shumë e mundur ngase qëllimi me të gjitha adhurimet e lartëpërmendura dhe shumë të tjera është përsosja e moralit, dhe se adhurimi nuk e ka vlerën e duhur nëse nuk posedon moralin e nevojshëm gjatë adhurimit tënd, si p.sh, në lidhje me namazin në Kur’anin f.m. thuhet: ,,Fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe te irituarat’’(El-Ankebut-45).

Pra personin që namazi nuk e largon nga veprat e liga, atëherë ai nuk ka fituar asgjë nga ai namaz. All-llahu i madhërishëm në një hadith kudsij tha: ,,Ia pranoj namazin atij që tregohet modest ndaj madhështisë Sime, nuk tregohet mendjemadh ndaj krijesave të Mija, nuk ka vdekur duke berë gjunahe, atij që më përmend ditën, që meshiron të varfërit dhe nevojtarët, që mëshiron gruan e lërë dhe njerëzit në fatkeqesi’’.

Ja pra vëlla i nderuar, Islami e ka lidhur çdo obligim që duhet të kryhet të e shoqërosh me sjellje dhe moral të mirë.

Pejgamberi s.a.w.s na mësoi që edhe duke dhënë lëmoshë të tregojmë moral dhe sjellje të lartë, gjithashtu duke na treguar se lëmosha nuk realizohet vetëm më të holla, por siç tha ai: ,,Buzeqeshja ndaj vëllaut tënd është lëmoshë, të urdhërosh në punë të mira dhe të ndalosh nga të keqijat është lëmoshë, të mbushësh enën e vëllaut tënd nga ena yte është lëmoshe, të largosh gjërat që pengojnë njerëzit në rrugë është lëmoshë, të ndihmosh një njeri që është i verbër është lëmoshë, ndërsa lëmosha më e madhe është kafshata në familjen tënde‘‘(Hadith). Nga kjo besimtarë të nderuar shohim se si ndryshon botëkuptimi i lëmoshës në Islam, nga lëmosha në të holla në lëmoshë morali.

Të nderuar vëllezër dhe motra, shih disa nga thënjet e profetit Muham-med s.a.w.s në lidhje me rëndesin e moralit të mirë:

,,Muslimani më i mirë është ai që ka moralin më të mirë ‘‘

,,Besimtari më besim më të plotë është ai që ka moralin më të mirë’’

,,Ai që don të jetë më afër meje në Ditën e gjykimit, është ai që ka moralin më të mirë’’

,,Gjëja që i çon njerëzit më shumë drejt xhen-netit është devotshmëria dhe morali i mirë ‘‘

Do ta përfundojmë këtë hutbe më një rast të Pejgamberit a.s i cili një ditë i pyeti shoket e tij se a doni t´ju tregoj se cilin prej jush e dua më shumë? Po i thane o i Derguar i All-llahut. Prap pyeti të njëjtën pyetje edhe dy herë e pastaj tha:

,,Ai që e dua më shumë prej jush është ai që ka moral më të mirë. Besimtari arrin me moralin e  mirë gradën e shehidit, dëshmorit, dhe të atij që falet shumë.

Të lutemi edhe ne siç u lut Profeti ynë Muham-medi s.a.w.s ,,O Zot më udhezo drejt moraleve të mira, pasi që nuk ka udhëzues më të mire se Ti’’ AMIN.

     Hutbe mbajtur më 30.05.2014

,Xhamia ,,BASHKIMI’’ Linz

                                                                                                                                                                                                       Menderez Alili, Imam