Kryetari i ALKIG-ut z. Vahidin Beluli ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës

Kryetari i ALKIG-ut z. Vahidin Beluli  falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për angazhimin e tij dhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhënë për besimtarët tanë në Diasporë. Ai shprehu gatishmërinë e Unionit që edhe më tej të vazhdohet bashkëpunimi i mirë që ka mbretëruar deri më tani ndërmjet Unionit Shqiptar Mysliman në Austri dhe Bashkësisë Islame të Kosovës.Në shenjë mirënjohje, drejtori për Diasporë në BIK, Ekrem ef. Simnica, i ndau një falënderim për kurbanet e dhuruara për Bashkësinë Islame të Kosovës.