Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Kreu i Bashkësisë Islame të Austrisë, Vizit në Xhamin Shqiptare „BASHKIMI“ - Xhamia Bashkimi Linz

Kreu i Bashkësisë Islame të Austrisë, Vizit në Xhamin Shqiptare „BASHKIMI“

 

Me date 05.Maj 2012 ne ora 13:00 për vizit në Xhamin tonë qendroi Kryetari i Bashkësisë Islame të Austrisë (IGGiÖ)  z. Dr. Phil. Fuat Sanac i shoqëruar nga nënkryetari i IGGiÖ z. Nebi Üysal, sekretari gjeneral IRG OÖ (Islamische Religionsgemeinde in Linz) z. Senad Podojak, z. Murat Baser (Vorsitzender der IRG in  Linz) përfaqësuesi i IRG në Linz, z. Nadim Mazarweh (Haupt Imam der IRG-LINZ) dhe shumë mysafir dhe përfaqësues të shumë shoqatave dhe xhamive tjera.

Ishte një kënaqësi e madhe për ne prezenca e njeriut të parë të Bashkësis Islame të Austrisë (IGGIÖ) i cili për gati dy orë sa qendroi këtu ishte shumë i afërt dhe i hapur për një bisedë të frytshme dhe i cili u përgjigj në të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit në këtë takim të ardhur nga disa xhami dhe shoqata këtu në OÖ si Kryetari dhe Imami i Xhamis së Vöcklabruck-ut, përfaqesues nga Shoqata Boshnjake „NUR“, përfaqësues nga Xhamia „BUJARIA“ gjithashtu prezent ishte edhe Imami i Xhamisë „Mesxhid El-Resul“ nga Welsi njiherit edhe kryetar i Unionit shqiptar musliman për Austri Mr. Muhidin Ahmeti dhe shumë mysafir tjerë.

Moderator i keti takimi ishte Dr. Nadim Mazarweh.

Takimin e filluam me lexim të një pjesë Kuranore nga Imami i Xhamisë sonë „BASHKIMI“ h.  Menderez Alili. Pastaj pjesëmarrësit përshëndeti Kryetari i Xhamis Dipl.Ing. Hashim Ademi, gjithashtu Kryetari i Unionit të Shoqatave Shqiptare njiherit edhe Nënkryetar i Xhamisë Ing. Adnan Abdullahi.

Pastaj të gjithë përfaqësuesit e Shoqatave, Xhamive morren fjalë rasti dhe parashtruan pyetjet drejtuar Kryetarit të Bashkësis Islame (IGGiÖ) z. Fuat Sanac.

Takimi u mbajtë në lokalin e Xhamis “BASHKIMI” ku u shtrua edhe një koktej enkas për mysafiret.

Vlerësojmë se ky ishte një takim mjaft i frytshëm i cili do të sjellë rezultate të shumta dhe që do të rrit bashkëpunimin mes Bashkësisë Islame të Austrisë dhe Shoqatave, Xhamive këtu në Austri për të cilen edhe vet Kryetari i IGGiÖ/BIA z. Sanac premtoi për një bashkëpunim të ndërsjellt dhe për nevojën e ekzistimit të BIA si institucion dhe duke cekur se është i domosdoshëm bashkëpunimi mes këtyre institucionëve Xhami-BIA dhe e kundërta sepse nuk mund të ekziston një Xhami pa Bashkësin Islame dhe njëashtu Bashkësia Islame pa Xhamit.

 

Shpresojmë që shumë shpejt të kemi edhe bashkëpunime konkrete mes institucionëve.

                                                                                                                                                             Menderez Alili

                                                                                                                                                             Imam, Xhamia „BASHKIMI“ Linz