Inagurohet projekti „Diaspora“ në Thumanë të Shqipërisë

Dje me 15.01.2023 nën menaxhimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë u inagurua projekti „Diaspora“ në Thumanë.
Pas termetit të nëntorit të vitit 2019, i cili shkaktoi 51 viktima, Thumanën e bëri rrënoj të tëren, dëmtoj në masë të madhe rrethinën e Durresit, komunitetët shqiptare në diasporë inicuan tubimin e mjetëve materjale për të ndihmuar në rindertimin e zonave të prekura nga termeti. Pas mbledhjes së një shume të konsiderueshme të mjeteve komunitetet shqiptare në Zvicërr, Austri dhe Itali duke ju bashkangjitur edhe komunitetet boshnjake nga Zvicrra dhe Austrija bashkuan mjetet dhe përfaqësuesit e tyre në bisedime me KMSH morrën rrugën për ta parë gjendjen nga afër. Që atë kohë delegacioni u prit nga KMSH, Kryeministri dhe Komisioni për Emergjenc ku u njoftuanë për mundësit e investimit në rindërtim.
Me ty kthyer nga vend gjarja kryesit e komunitetëve vendosën që si partner bashkëpunimi ta zgjedhin KMSH si institucion homolog i komuniteteve muslimane shqiptare në diasporë.
Pas dakordimit për ofertat perfaqësuesit e diasporës formuanë një këshill koordinues dhe mbikëqyrës dhe më pas u hartua edhe një marrëveshje për formën e realizimit të projektit në gjuhën shqipe dhe angleze dhe u nënshkrua nga kryetari i KMSH Bujar ef. Spahiu, kryetari i KMSHZ Mehas ef. Alija, kryetari i ALKIG-ut Vahidin ef. Beluli si dhe kryetari i BFI të Italisë Reshat ef. Ibishi.
Projekti Diaspora përfshinë 10 shtëpi nga themeli, 8 renovime dhe xhaminë e Thumanës nga themelet. Xhamia mbanë emrin „Xhamia e Unitetit“ që simbolizon unitetin e komuniteteve muslimane dhe në hyrje të saj janë vendosë edhe emrat e komuniteteve kontribuese.
KMSH ashtu siç kishte premtuar me 15.01.2023 bëri inagurimin e proj
ektit dhe kishte ftuar kryetaret e komuniteteve për dorëzimin e çelësave dhe prerjen e shiritit të xhamisë.
Kryetari i KMSH falenderoi perfaqësuesit e komuniteteve të diasporës për kontributin e dhënë, si dhe ndau për ta mirënjohje . Poashtu edhe përfaqësuesit e komuniteteve te diasporës falenderuan kryetarin Spahiu me bashkepunëtorët e tij, uruan përfituesit e donacioneve dhe apeluan tek ata që të bëjnë dua për bashkëatëdhetarët që kontribuan në këtë
projekt.
ALKIG falenderonë edhe njëherë të gjithë ata që kanë kontribuar me të holla, Komunitetin Boshnjak në Austri (IZBA) si dhe kryeimamin e ALKIG-ut Usam ef. Alimin për angazhimin e tij në këtë projekt si anëtar i komisionit koordinues.