Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Gjërat të cilat e prishin agjërimin - Xhamia Bashkimi Linz Warning: Trying to access array offset on value of type bool in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/themes/neeon/functions.php on line 84

Gjërat të cilat e prishin agjërimin

Në raste të prishjes së agjërimit, na paraqiten dy situata të kompenzimit:

-Gjëra të cilat e prishin agjërimin dhe obligohemi me Kaza (kompenzim) për ditën e prishur.

-Gjëra të cilat e prishin agjërimin dhe që obligohemi me kaza dhe me Kefaret.

Cështë KAZAJA dhe cështë KEFARETI?

KAZA  do të thotë, një obligim të cilit i ka kaluar koha e kryerjes dhe kryerja e të njejtit pas kalimit të kohës së paraparë me norma sheriatike, si psh. Namazi të cilit i ka kaluar koha pa u falur dhe falja e tij pastaj si namaz Kaza.

Ndërsa KEFARET në sheriatin Islam është masë ndëshkuese nga  All-llahu xh.sh. për shkelje të një norme të sheriatit Islam, pa pasur arsyetim juridik, siq janë rastet e sëmundjeve ose udhëtimi gjatë muajit agjërues. Dhe shpagimi për të (për prishjen e një dite agjërim, pa arsye juridike të sheriatit) është agjërim i ditës së prishur pra Kaza dhe dy muaj agjërim Kefaret edhe atë pandërprerë.

Situatat kur prishet agjërimi dhe obligohemi vetëm me kaza:

-Nëse përdorë agjëruesi ndonjë ushqim, pije apo ndonjë ilac me arsye juridike siq është , sëmundja apo udhëtimi.

-Ejakulimi i spermës, por jo gjatë kontaktit intim, por gjatë puthJes, përkëdheljes ose përqafimit të gruas.

-Masturbimi me anë të dorës (kjo është e ndaluar edhe jashta Ramazanit).

-Mardhëniet intime me ndonjë kafshë ose fëmijë etj, ku nuk arrihet kënaqësia e plotë seksuale (këto veprime janë të ndaluara nga Islami edhe jasht Ramazanit).

-Nëse prishet agjërimi me detyrim ose gabimisht, si p.sh. në rastet kur ne marim abdes dhe nga pakujdesia, gjatë larjes së gojës kalon uji deri në fyt dhe në lukth. Ose p.sh. prishja e agjërimit duke mendu se u bë koha e iftarit e në fakt ende jo. Argument për këtë kemi rastin që ndodhi në kohën e h.Omerit r.a. transmetimin që e përcjell Handhale nga babai i tij i cili ka treguar: Ishim duke ndejtur me h.Omerin dhe me shokë tjerë, kur na u ofrua uji dhe disa nga ne morën dhe bënë iftar e disa jo. Më vonë muezini lajmëroi se ende koha e iftarit nuk është, është bërë një gabim. Atëherë h. Omeri r.a na tha: Ata që e prishën agjërimin le ta kompenzojnë me një dit tjetër, e ju që skeni pirë nga uji, vazhdoni agjërimin gjer në fund.

-Nëse agjëruesi han dicka të papërgatitur, të pa zier , si p.sh. kokrra të orizit, miell, dicka që nuk ka shije, etj.

-Nëse han krip me shumicë, obligohet me kaza, sepse nuk është arrit shija dhe kënaqësia. Por nëse han krip ngapak ngapak me shije atëherë obligohet me kaza dhe kefaret.

-Nëse agjëruesi han dicka që nuk është ushqim, si p.sh. ndonjë pe, ose lëkurë, gurë, baltë etj.

-Nëse han dicka nga frutet e papjekura ku nuk ka shije dhe e cila nuk konsumohet pa u pjekur.

-Nëse gjatë mjekimit të një plage të marrur , p.sh. në kokë, dhe gjatë mjekimit ilaci depërton në tru ose fyt.

-Nëse dikush han dicka me harresë, dhe pasi t’i kujtohet se ishte agjërues, vazhdon të hajë, duke mendu se është prishë agjërimi.

-Injeksionet klizmike që përdorën nga poshtë për të cliruar zorrën e trashë, nga problemet që mund të ketë agjëruesi si dhimbje , shtrëngime etj.

-Injeksionet ushqyese, vitaminoze.

-Vjellja me qëllim, p.sh. fut gishtin e tij në fyt dhe shkakton vjellje.

Nëse han atë pjesë të ushqimit që ka ngelur mes dhëmbëve, dhe e cila është e madhe sa një kokërr nahuti ose leblebije, ose më e madhe.

Këto ishin disa nga rastet që i kanë përmendur Fukahat Islam, ka edhe raste, situata tjera, por esenca është kuptuar besoj. Dhe këto situata nëse na paraqiten, agjërimi ynë është i prishur, dhe obligohemi pas muajit të Ramazanit kur të kemi mundësi t’i kompenzojmë, pra t’i bëjmë vetëm kaza pa kefaret.

Po ashtu kemi situata të prishjes së agjërimit, ku duhet bërë kompenzim, Kaza dhe Kefaret, dhe kto raste janë:

-Nëse arrihet kënaqësi e plotë seksuale. Në këtë rast personi në fjalë duhet t’i kërkojë All-llahut falje për gabimin që bëri dhe pastaj të realizon kazan dhe kefaretin.

Këtë na e vërteton një rast në kohën e Pejgamberit a.s. që e transmeton Ebu Hurejre r.a. kur vjen një njeri dhe i drejtohet Pejgamberit a.s. duke i thënë se kam bërë kërdi ja Resulall-llah. Cke bërë e pyeti Pejgamberi a.s? Ai tha: Kam bërë mardhënie intime me gruan duke qenë agjërueshëm. Pejgamberi a.s e pyeti: A ke mundësi që ta lirosh një rob? Jo tha ai. A ke mundësi të agjërosh dy muaj rresht pandërprerë? Tha jo ai. A ke mundësi të ushqesh gjashtëdhjetë të varfur me një ushqim mesatar ditor? Jo tha ai, jam i varfur o i dërguar. Atëherë priti Pejgamberi a.s derisa ju ofrua një enë me hurma të cilën ja dha të varfurit duke i thënë: Meri dhe shpërndaja të varfërve këto hurma.( Buhariu)

-Gjithashtu situata tjera në të cilat arrihet kënaqësia e plotë ose arrihet shija rreth ushqimit ose pijes( këtu përfshihen gjitha ushqimet dhe pijet që hahen dhe pihen) që e përdorë, barërat, thithja e duhanit etj.

Gjërat të cilët nuk e prishin agjërimin

-Të ngrënurit dhe të pirit dhe mardhëniet intime me harresë. Këtë na e vërtetonë hadithi i Pejgamberit a.s që e transmeton Ebu Hurejre r.a.ku i dërguari i Zotit ka thënë: ,, Nëse ndonjëri nga ju ka harruar duke qenë agjërueshëm, ka ngrërë ose ka pirë, le ta plotësojë agjërimin e tij, sepse vërtetë atë e ka ushqyer All-llahu xh.sh. ‘’(Të gjithë përvec Nesaiut).

-Puthja e femrës nuk e prishë agjërimin, nëse agjëruesi është i sigurtë se kjo puthje nuk e shpien gjeri te mardhëniet intime. Këtë e vërteton thënja e Aishes r.a. bashkëshortes së Pejgamberit a.s. e cila tregon : ,, Pejgamberi a.s. i puthte disa nga gratë e tij, dhe ai ishte agjërueshëm ‘’ (Buhariu).

– Ejakulimi i spermës vetëm me anë të shiqimit apo të menduarit, nuk e prishë agjërimin.

-Ejakulimi duke qenë në gjumë gjatë ditës agjëruese.

-Pastrimi apo notimi për shkak të nxehtësisë apo të pastërtisë, sepse edhe Pejgamberi a.s. në situate të tilla pastroheshte.

-Depërtimi I pluhurit, tymit, apo ndonjë insekti në gojën e agjëruesit, nëse nuk bëhet e njejta me qëllim.

-Vjellja, e cila nuk bëhet me inicim, por që vjen vetvetiu apo si rezualtat I ndonjë virusi etj. Siq transmeton Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi a.s ka thënë: ,, Kënd e ka ngulfatur vjellja duke qenë agjërueshëm nuk obligohet me kompenzim, përvec nëse e bëri me qëllim të caktuar ‘’ (Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu ).

-Lëshimi i gjakut nga venët për analiza mjekësore nëse janë të detyrueshme, nuk prishin agjërimin, por sipas mundësisë më mirë të shtyhen pas iftarit.

-Pastrimi i dhëmbëve, nuk prish agjërimin, port ë kemi kujdes most ë shkon uji në fyt.

-Nxjerrja ose mjekimi i dhëmbit, nuk prish agjërimin, por nëse mundemi ta lëmë mbas kohës së iftarit është më e pëlqyer nga shkaku qe most ë depërtojë uji ose gjaku në fyt gjeri sa mjekohemi.

-Mjekimi s syve, është i lejuar nëse jemi të sigurt se ilaci nuk depërton në tru ose fyt.

-Pastrimi i gojës gjatë abdesit ose jashta tij nuk e prish agjërimin, por duhet patur kujdes mos  të shkonë uji në fyt.

-Papastërtia (Xhunubllëku), nëse zgjohemi të papastër, nuk prish agjërimin.

-Erërat e luleve ose parfumet nuk prishin agjërimin.

-Të ngrënurit e asaj që ka mbetur mes dhëmbëve dhe e cila është më e vogël se kokrra e nahutit ose leblebisë nuk prishë agjërimin.

Referencat :

Sahihul Buhari në gjuhën shqipe (Përktheu:Ismail Ahmedi, Prishtinë, 2001)

Pesë shtyllat e fesë Islame ( Autorë: Fahrudin Ebibi, Irfan Abazi, Taxhedin Bislimi, Jusuf Zimeri, Shkup, 1998).

Fikhul Ibadat (Autorë, Muhamed Seid Serdareviq, përkthyer nga H. Jetish Bajrami, Prishtinë, 1978).

Fikhul Ibadat( Flamur Sofiu, Prishtinë, 2009)

Dispozitat e Agjërimit (Vehbi Sulejman Gavoci, përkthyer nga Ekrem Simnica, Prishtinë, 2009).

Filozofia e agjërimit (Autorë: Mustafa Sibai, përkthyer nga Muhamed Mustafa, Shkup 1994).

 

Menderez Alili, Imam

Xhamia,,BASHKIMI‘‘ Linz