Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Warning: Undefined property: DPTDebugProcessor::$fp in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/plugins/daily-prayer-time-for-mosques/Models/Processors/DebugProcessor.php on line 22 Frytet e humanitetit në Islam (pjesa e katërt) - Xhamia Bashkimi Linz

Frytet e humanitetit në Islam (pjesa e katërt)

Falënderimet i takojnë vetëm All-llahut xh.sh, ndërsa përshëndetjet dhe selamet qofshin gjithmonë mbi Muham-medin a.s. shokët e tij, familjen e tij dhe të gjithë ndjekësit e tij.

Të nderuar besimtarë, vëllezër dhe motra:

Edhe në këtë hutbe vazhdojmë me urdhërat dhe porositë Kur’anore dhe ato Profetike të Muham-medit a.s. drejtuar njerëzimit për barazin dhe liri  në mesin e tyre. Këtë barazi më së miri njeriu e kupton nëse i hedh një shiqim të kaluarës para ardhjes së Islamit, se si është nëpërkëmbur nderi njerëzorë, dhe se si është shkelur njeriu i dobët dhe i varfër etj. Islami shembi dhe rrënoi këto ide dhe veprime që nuk kanë as logjikë dhe as bazë ku të mbështeten.

Islami erdhi si fe e cila ua ndryshoi atyre konceptin jetik, i bëri dhe ju dha krahë që të ankohen karshi zullumit dhe zullumqarëve dhe të kërkojnë drejtësinë dhe barazinë aty ku mungonte. Kjo fe, atyre ua ktheu dinjitetin njerëzorë, i bëri që ata ta marrin vesh se kanë të drejta të paprekshme, sikur që kanë obligime që duhet ti kryejnë. I bëri ta kuptojnë se parimet e humanitetit nuk janë vetëm për tu shënuar në fletë, nuk janë pretendime boshe, por borxh dhe detyrë që duhet të realizohet. Dhe nuk është për cudi, se kjo i mundësoi njeriut të kalojë kilometra e kilometra nepër shkretëtirë e të vijë ta kërkojë drejtësinë Islame, siq ishte rasti i koptasit, i cili udhëtoi nga Egjipti deri në Medine dhe e takoi Omerin r.a. dhe fitoi gjykimin. Këtu flitet për ndryshimin që bëri Islami tek njerëzit me ardhjen e tij dhe se sa kërkon të jemi të saktë dhe të drejtë mes nesh, e mos të flasim për veprime më të rënda siq janë, mbytja dhe vrasja.

Në Kur’anin f.m thuhet: ,, Kush e mbyt një besimtar me qëllim, dënimi i tij është xhehen-nemi dhe aty do të jetë përgjithmonë. All-llahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur dënim të madh‘‘ (En-Nisa, 93).

Në këtë ajet Kur’anor shihet se sa është i vlefshëm njeriu dhe se sa dënohet vrasësi i tij, ku vendbanim i tij mbetet xhehen-nemi. Kjo vlen edhe për njerëzit e besimeve tjera, të gjithë pra.

Këtu do të përmendim rrëfimin për Xhebele ibnel-Ejhemin, emiri i gasanit dhe një beduinit që ishte ankuar te prijësi i muslimanëve, te Omeri r.a. Ai i tregoi Omerit r.a. se Xhebele i kishte rënë në shuplakë pa të drejtë. Omeri r.a. menjëherë e thirri të akuzuarin dhe urdhëroi që Xhebeles tia marrin hakun, shuplakë për shuplakë. Emiri i gasanit refuzoi të pranojë një gjë të tillë duke thnë: ,, Si do të hakmerret kur unë jam Emir(Udhëheqës) e ai njeri nga masa, i thjeshtë?‘‘ Omeri r.a. u përgjigjë: ,, Islami të dyve ju trajton si të barabartë‘‘. Nuk iu mbush mendja Xhebeles  me këtë thënie madhështore dhe u largua nga qyteti, duke mos qenë aspak i kënaqur dhe njëkohsishtë edhe e braktisi fenë e All-llahut xh.sh. e cila fe e ka princip të patjetërsueshëm barazinë mes mbretit dhe njeriut të thjeshtë, e kaploi hidhërimi dhe inati Xhebelen dhe hyri në rradhët e të shkatërruarve. Omeri r.a. dhe sahabët nuk u mërzitën për largimin e tij, sepse më e vlefshme është barazia sic e kërkon Islami sesa largimi i një individi. Lusim All-llahun xh.sh të kalitemi me cilësi të mira dhe të drejta dhe të veprojmë me to, Amin.

Hutbe e mbajtur më 08.05.2015

Xhamia,, BASHKIMI’’ Linz

Imam, Menderez ef. Alili