Festat e Bajramëve

Pa dyshim se festat e Bajramit janë gëzim dhe emocion i vecantë për besimtarët  Islam. Edhe festa e Fitër Bajramit  dhe ajo e Kurban Bajramit, kanë vecorit dhe karekteristikat e veta me anë të së cilave dallohen, por tek besimtarët kënaqësia dhe gëzimi është gati i njejtë. Fitër Bajrami vjen mbas kryerjes së një obligimi vërtët të madhë dhe jo edhe të lehtë siq është agjërimi i tërë muajit të Ramazanit, dhe kjo ndoshta edhe e dallon dhe e bënë më madhështorë këtë Bajram, e këtë përjetim ndoshta nuk e kemi në festën tjetër të kurban Bajramit, sepse ai vjen pa i numëruar ditët, sepse nuk kemi ndonjë obligim siq e kishim para Fitër Bajramit, agjërimin. Fitër Bajrami karakterizohet me agjërimin e plotë që bëhët vetëm për hirë të All-llahut, dhe poashtu  sadakatul-fitri, vjen si pastrim i agjërimit tonë nga njollosja eventuale që kishim gjatë ditëve agjëruese, siq janë fjalët banale, ofendimet, përgojimet etj. Poashtu me dhënien e sadakatul-fitrit sjellim gëzim dhe dashuri në familjet skamnore, jetimët dhe kategori tjera që sjanë të aftë të punojnë dhe të fitojnë. Kurban Bajrami është festë që e karakterizon haxhi dhe therrja e kurbanëve për hir të All-llahut, dhe shpërndarja e mishit nga kafsha e therrur për nevojtarët, dhe me këtë gjest ne tregojmë gadishmërinë tonë për sakrificë për hir të All-llahut xh.sh dhe poashtu dëshirojmë të kthejmë buzqeshjen e humbur të këtyre njerëzve të paktën në këto ditë festive të Bajramit, ku edhe ata të ndihen se janë pjesë e kësaj shoqërie dhe se ne nuk i kemi lënë anash dhe nuk i kemi harruar.

Falja e namazit të Bajramit u ligjëzua në vitin e parë të hixhretit (shpërnguljes së Muham-medit a.s. nga Mek-ka në Medinë). Këtë na e vërteton hadithi i Pejgamberit a.s që e përmbledh Ebu Davudi të transmetuar nga Enesi r.a. ku ka thënë:

,, Erdhi Pejgamberi a.s. në Medine (banorët e Medinës) kishin dy ditë në të cilët luanin, e Pejgamberi a.s. u tha: Cka janë këto dy ditë? Thanë: Në këto dy ditë luanim edhe në kohën e xhahilijetit (injorancës): Pejgamberi a.s. tha: Vërtet All-llahu xh.sh na i ka ndërruar këto dy ditë me dy më të dobishme, e ato janë: Dita e Fitër Bajramit dhe ajo e Kurban Bajramit ´´( Ebu Davudi).

Sipas Islamit, falja e Bajramit është Vaxhib, dhe obligohet për të gjithë ata që e kanë obligim namazin e  Xhumasë. Ngjajshëm sikur namazi i Xhumasë, ka dy reqate dhe lipet të plotësohen të njëjtat kushte, vetëm dallimi qëndron tek tekbiret që merren në namazin e Bajramit e që nuk janë në namazin e Xhumasë dhe  hutbeja e cila në xhuma është Farz, ndërsa në bajram është Sun-net.

Ky namaz ka edhe kohën e caktuar kur duhet të falet, e që është 30-45 min. pas lindjes së diellit dhe zgjatë deri në zenit. Nëse hyn koha e namazit të drekës atëherë ka përfundu koha e faljes së namazit të bajramit. Gjithashtu edhe nëse falet para se të ngritet dielli, prap nuk kemi namaz të Bajramit por namaz vullnetar jo të pëlqyer. Namazi i bajramit falet dy reqatë me Imam, dhe ne dy reqatet merren nga tre tekbire që quhen ,, Tekbiruz-zevaid.

Në  Kurban Bajram, duhet të lexohet edhe tekbiri i paraparë e që quhet,, Tekbirut-teshrik´´ dhe i cili është vaxhib për burra dhe për gra dhe që këndohet pas cdo namazi farz, pamar parasysh a falesh vetëm a po me imam, dhe gjithsej këndohen 23 tekbire që d.m.th fillohet nga dita e Arafatit dhe zgjatë deri në ditën e katërt të Kurban Bajramit në iqindi. Kështu thuhet tekbiri:

,, All-llahu kber, All-llahu ekber, Lailahe il-lall-llahu vall-llahu ekber, All-llahu ekber ve lil-lahil hamd´´.

Sun-netet e Bajrameve:

Cdo gjë që është sun-net në namazin e Xhumasë është edhe për namazet e Bajrameve, dhe këtu shtohen edhe disa sun-nete për namazet e Bajrameve siq janë:

-Në namazin e Fitër Bajramit preferohet të hahet dicka para daljes në namaz, si hurma ose ndonjë ëmbëlsirë tjetër, ndërsa në namazin e Kurban Bajramit nuk preferohet të hahet dicka para faljes së kurban bajramit, sepse kështu vepronte Muham-medi a.s.

-Gjatë shkuarjes për në xhami në namazin e Fitër Bajramit të thotë tekbiret në heshtje, ndërsa në Kurban Bajram të thuhen ato me zë.

-Në xhami të shkohet nga një rrugë, e kthimin nga xhamia ta bëjë nga ndonjë rrugë tjetër, me qëllim që edhe rrugët të dëshmojnë për ty.

-Në Bajramin e Fitrit të kryen këtë obligim (sadakatul fitrin) para faljes së namazit të Bajramit, por mundet edhe gjatë tërë Ramazanit të jepë sadakatul-fitrin, por jo mbas faljes së namazit. Ajo që kërkohet nga ne si besimtarë edhe që është prioritet në këto festa është që ne në këto ditë festive t’i hapim zemrat tona për vëllezërit tanë, të jemi sa më të buzëqeshur, t’i ndihmojmë sa më shumë nevojtarët që edhe ata të jenë të gëzuar këto ditë. Nëse kemi pasur ndonjë ngatërresë apo fjalim me dikënd, ky është momenti që të shtrijmë dorën e vëllazërisë dhe t’i rregullojmë raportet mes vete. Vizitat tek familjarët, miqtë dhe të afërmit janë shumë të nevojshme këto ditë festive, sepse vërtet All-llahu i madhëruar ripërtërinë mirësitë e Tij mbi robërit e Tij besimtarë.

Me përfundimin e agjërimit dhe me ardhjen e ditës së Bajramit, për besimtarët që ishin agjërues luten edhe Melekët e All-llahut.

Transmetohet nga Sa’d ibën Evs el-Ensari ky nga i ati i tij se Muham-medi a.s. ka thënë: ,, Në ditën e Bajramit, engjëjt ndalen para dyerve të Xhamisë dhe thërrasin: O muslimanë! Shpejtoni te Zoti Fisnik, i Cili ju siguron begati dhe ju shpërblen me të mira. Ishit të urdhëruar të faleni (luteni) natën, u falët, ishit të urdhëruar të agjëroni ditën, agjëruat dhe iu nënshtruat Zotit tuaj, pra merrni shpërblimet tuaja! Gjatë faljes një thirrës thërret: Zoti juaj ju fali dhe kthehuni drejtë në venbanimet tuaja sepse kjo është dita e shpërblimit´´.

 

 

Menderez Alili, Imam

Xhamia ,,BASHKIMI´´Linz