Warning: Trying to access array offset on false in /home/.sites/125/site7805860/web/wp-content/themes/neeon/functions.php on line 84

Bëhu modest sikur as’habët e Pejgamberit s.a.w.

,,Dhe mos ecë nëpër tokë me mburrje, pse ti as nuk mund ta çashë tokën as nuk mund të arrishë lartësinë e maleve’’ (El-Isra,37)

Hamdi i takon vetëm All-llahut,përshëndetjet  dhe selamet  përcjellim mbi profetin Muham-med s.a.w. Kënd e udhëzon All-llahu nuk ka mundësi askush të e devijojë dhe kush devijoi, atë mund ta udhëzojë vetëm All-llahu fuqiplotë.

Besimtarë të nderuar, vëllezër dhe motra:

Fjalimi i sotëm është vazhdimi i hutbes së kaluar në të cilën  biseduam mbi modestinë në përgjithësi dhe  me disa fjalë mbi modestinë e profetit Muham-med s.a.w. në vecanti,ku ilustruam disa shembuj nga jeta e tij modeste,shembuj të cilët ne si pasues dhe praktikues të fjalëve dhe veprave të tij,duhet ti përvetësojmë dhe ti zbatojmë në jetën tonë të perditshme.

Pejgamberi s.a.w. në një hadith duke na mësuar rreth modestis tha: Mos u ngrindni me vëllaun tuaj,mos e përqeshni,dhe mos lini takim me të e pastaj të mos shfaqeni.

Gjithashtu edhe jeta e as’habëve (shokëve) të pejgamberit s.a.w.ishte  përplotë  modesti, gjë që tregon se këta kishin kopjuar të dërguarin e All-llahut në cdo segment të jetës. Këta ishin praktikuesit më të rregullt të Islamit,sikur që dihet nga transmetimet deri tek ne se ata edhe kur mësonin një pjesë të Kur’anit përmendësh,nuk kalonin në ajetin tjetër përderisa nuk e kishin vënë në praktikë ajetin paraprak.Gjith atë që ua mësonte i dërguari i Zotit nga fjalët dhe veprat e tij e praktikonin.

As’habët (shokët) e pejgamberit s.a.w.përvetësuan gjithcka që ishte e dobishme dhe që ua kishte mësuar pejgamberi s.a.w. si dijen,drejtësinë,trimërinë,ndihmën reciproke,përuljen,vëllazërinë,modestinë e shumë cka tjetër. Poashtu ju shmangën vetive negative që nuk i takojnë besimtarëve ti kenë si kryelartësinë,padrejtësinë,tradhtinë,përcarjen,zullumin,jotolerancën,gibetin etj.Thënë shkurt,vërtet u bënë njerëz me plotkuptimin e fjalës,dhe jorastësisht u quajtën si gjenerata e artë,ku bile disave prej tyre ju garantua xhen-neti qysh nga kjo botë si rezultatë i angazhimit dhe sakrificës së tyre në ngritjen e së vërtetës. Këto vlera dhe grada të larta i arritën falë kalimit të tyre në Islam,sepse, ata që i nënshtrohen Islamit,nuk mund të jenë ndryshe vecse më të mirët në mesin e njerëzve.

Si shembull kemi h.Omerin r.a. dhe mund të e bëjmë një krahasim rreth jetës së tij se si ishte para Islamit dhe si u bë kur përqafoi Islamin,bëri një ndryshim 100%, duke e konfirmuar edhe vet një gjë të tillë,kur tha se isha vërtet një Omer shumë i vrazhdë dhe kalimi në Islam më bëri njeri të përulur para madhërisë së Zotit xh.sh. Shembuj të këtij ndryshimi kemi edhe shumë nga e kaluara por edhe sot e kësaj dite,sepse vërtetë ne duhet kështu të jemi ngase i takojmë zinxhirit të gjatë të besimtarëve musliman dhe se neve nuk na takon të jemi të paedukuar,të paditur dhe  të prishur.

Të nderuar besimtarë,vëllezër dhe motra:

Lexo disa shembuj nga jeta e as’habëve(shokëve)të pejgamberit s.a.w.dhe shih se si ata menaxhuan me jetën e tyre,dhe mundohu të kopjosh dicka nga ato,në mos në tërësi.

Tregon h.Omeri r.a.se  Ebu Bekri r.a. kur ishte Halife i muslimanëve(kryetarë) cdo ditë pas faljes së namazit të sabahut kur shpërndaheshim nëpër shtëpit tona,ai(Ebu Bekri)nuk shkonte në shtëpinë e tij por merrte një drejtim krejt tjetër,dhe që ne u bëmë kurioz të dijmë se ku shkon ky njeri,dhe  një ditë vendosa të e përcjellë dhe e pashë qe ai hyri në një shtëpi të vjetër ku qëndroi disa orë dhe pastaj doli. Menjëherë unë hyra në atë shtëpi dhe aty gjeta një grua plakë,një nënë të moshuar të cilën e përshëndëta dhe e pyeta se kush ishte ky njeri që vjen cdo ditë,qëndron disa orë këtu dhe pastaj shkon!? Ajo mu përgjigjë: Unë nuk e di dhe nuk e  njoh se kush është ky njeri ngase jamë plakë dhe e verbër,por që vjen cdo ditë më ndihmon rreth punëve të shtëpisë,mjel bagëtinë,pastron shtëpinë,më ushqen mua,më përgatit ushqimin për më vonë,pastron rrobet e mija dhe pastaj shkon. Kur i ndëgjoji h.Omeri këto fjalë filloi të qajë dhe tha: o Ebu Bekër,ke vë kritere të rënda për pasuesit pas teje.

Ky ishte Ebu Bekri,Halife, por shum modest,ky ishte ai i cili kishte mjaft pasuri por të cilën e shkriu për nevojat e muslimanëve,ky që i besoi cdo fjale të Muham-medit s.a.w. kur të tjerët e përqeshnin. Tha h. Omeri r.a. për të:

,,Ah sikur të isha vetëm një qime në krahërorin e Ebu Bekrit‘‘.

Modestia e tyre ishte shumë e madhe,sa që kryelartësia për ta ishte vetëm si term,ata edhe punët më të rënda i kryenin vetë pa i munduar të tjerët.

Tregohet një rast kur erdhi një delegacion nga Iraku i kryesuar nga Ahnef ibën Kejsi,erdhën të e takojnë h.Omerin, Halifen e muslimanëve,të cilin e gjetën në shtallën e deveve duke i pastruar ato. Kur e pa h.Omeri Ahnefin i tha: O Ahnef,eja e ndihmoj princit të besimtarëve të pastrojmë devet dhe vendin e tyre. Njëri nga delegacioni nuk mundi të e sheh Halifen në atë gjendje dhe i tha: O prijës i muslimanëve,a smunde të gjesh një rob që të rregulloj vendin e deveve? H.Omeri r.a ia ktheu: Po ku mund të gjejë rob më të mirë se unë dhe Ahnef ibën Kejsi? A nuk e dini ju se ai i cili zgjidhet nga populli që ti udhëheqë ai eshtë rob i tyre. Kjo ishte modestia e h.Omerit r.a.këto ishin burrat e vërtetë të Islamit,qe skishin mendjemadhësi dhe as nuk e urrenin njëri-tjetrin,por ishin shumë modest,të mëshirshëm dhe të dashur mes vete.

Ali bin ebi Talib,një ditë ishte ulur me djalin e tij Muhamedin i cili e pyeti se sipas teje cili është njeriu më i mirë  pas pejgamberit s.a.w? Aliu r.a. u përgjigj,Ebu Bekri r.a. e pas tij?Omeri r.a. Thotë Muhamedi nuk deshta më të e pyes për tjetrin pas Omerit se thash mesiguri do të thotë Othmani r.a.por i thash direkt e pas Omerit je ti o baba?Aliu r.a ia ktheu,o biri im,une jam vetëm një nga robërit e Zotit si gjithë të tjerët.

Besimtarë të nderuar,ky pra ishte Ebu Bekri,ky ishte Omeri,Othmani e Aliu r.a,e që në mesin e tyre kishte edhe shumë të tillë si këta që i përmendëm,e që edhe sot duhet të ketë shumë të tillë si të parët nga ummeti ynë që botës i dhanë shembullin më të lartë të udhëheqjes dhe të jetës së tyre modeste.

,,Zot,na bëj që të ndjekim shembullin e profetit Muham-med s.a.w. në të gjitha poret e jetës por edhe të rrugës së as’habëve(paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ta) dhe njerëzve të mirë. AMIN

                                                                               Hutbe e mbajtur më 13.06.2014

                                                                              Xhamia ,,Bashkimi‘‘Linz

                                                                               Imam, Menderez Alili